E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasen dy makina në aksin Burrel-Klos, plagosen tre persona

BURREL – Tre persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Burrel-Klos. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të plagosur në këtë aksident kanë mbetur Devis Kola, 19 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak, Astrit Aliaj 40-vjeç si dhe Astrit Dedja, të cilët ndodhen në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes se dy automjeteve.

Policia e Burrelit ndërkohë ka nisur hetimet në vendngjarje, ku paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›