Shpërthejnë municionet mes metaleve, vdes punonjësi tek ish-Metalurgjiku
ELBASAN – Një punonjës ka humbur jetën pasditen e sotme në linjën e përpunimit të skrapit, tek ish-Kombinati Metalurgjik në Elbasan.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një sasie municionesh, që ndodheshin mes metaleve të bëra gati për tu përpunuar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur aksidentalisht ndërsa viktima është shtetasi Gjergji Boduri. Ndërkohë mësohet se nuk ka persona të tjerë të lënduar nga shpërthimi i municioneve.
Ekspertët e policisë kanë mbërritur në ish-kombinatin Metalurgjik dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
(er.nu/BalkanWeb)