E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metalurgjik- Shpërthen predha në linjën e përpunimit të skrapit, vdes punëtori

elbasan-metalurgjikuElbasan- Një aksident tragjik ka ndodhur pasdite në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit ku një punonjës ka humbur jetën.

Sipas burimeve të policisë në vendin e ngjarjes, një person është gjetur i vdekur në ambientet e kompanisë Kurum, më saktësisht në linjën e përpunmit të skrapit ku ka ndodhur ehde një shpërthim.

Paraprakisht dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë prania e ndonjë predhe apo një sasie municionesh, që ndodheshin mes metaleve të bëra gati për tu përpunuar.

Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës por mendohet se është shtetas turk, ndërsa mësohet se nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Ekspertët e policisë kanë mbërritur në ish-kombinatin e metalurgjikut dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›