Elbasan, vetëhelmohet nëna e dy fëmijëve
Familjarët bëjnë të ditur se viktima e quajtur Greta Bertusi ka konsumuar helmin e blerë nga i shoqi për luftimin e brejtësve. Fillimisht nëna e dy fëmijëve është dërguar në spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore, por pa arritur t’i shpëtojë dot vdekjes.
Sipas të afërmve të saj, gjendja e rëndë ekonomike ishte një nga shkaqet që e shtynë 30-vjeçare të vetëhelmohej. Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për të zbardhur nëse kemi të bëjmë vërtet me një vetëhelmim, si dhe rrethanat që kanë çuar nënën e dy fëmijëve për të marrë vendimin ekstrem.