E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vetëhelmohet30 vjecarja, lë jetimdy fëmijë

ELBASAN- Një 30 vjecare, nënë e dy fëmijëve i ka dhënë sot tragjikisht fund jetës së saj. Viktima, e identifikuar nga policia si Greta Bertusi ka gjetur vdekjen duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Familjarët, sipas NEWS24, kanë thënë se helmi ndodhej në banesë dhe ishte blerë nga bashkëshorti i viktimës për të luftuar brejtësit. Nëna e dy fëmijëve ka mbërritur në spital në gjëndje të rëndë dhe mjekët nuk kanë mundur ti shpëtojnë jetën. Familjarët thonë se ka qenë gjëndja e rëndë ekonomike që ka detyruar 30 vjecaren ti japë fund jetës. Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë për të zbardhur nëse kemi të bëjmë vërtet me një vetëhelmim si dhe rrethanat që kanë cuar nënën e dy fëmijëve të marrë vendimin ekstrem.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›