E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganierët grekë në grevë, bllokohet Kakavija e Tre Urat

GJIROKASTER- Greva e doganierëve grekë do të bllokojë për 3 orë punën në pikat doganore të Kakavijës dhe “Tre urat” në Gjirokastër. Policia kufitare informon se bllokimi do të nisë nga ora 10.00 deri në orën 13.00 të ditës së sotme.
Sqarohet se gjatë kësaj ore mund të hyjnë e dalin vetëm këmbësoret, ndërsa do paralizohen procedurat për ata që lëvizin me automjete. Gjithashtu procedurë deklarimi të mallrave për subjektet private
NEWS24 informon se nga pikat doganore të Kapshticës në Korcë dhe e Qafë Botës në Sarandë nuk është njoftuar, deri tani, për ndonjë bllokim të lëvizjes. Nisur nga kjo situatë, administrata doganore shqiptare u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare dhe qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet gjatë këtij orari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›