Kosova, Jeremiç:GJND s' do të jetëfundi i luftës tonë
BEOGRAD- Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç duke reaguar ndaj lajmit se GJND do ta publikojë mendimin këshilldhënës per Kosovën më 22 korrik. Jeremiç thotë se mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë edhe vërejtje për ata në Prishtinë të cilët kanë menduar se me aktin e njëanshëm mund t’i ndryshojnë normat e të drejtës ndërkombëtare.
Jeremiç u ka thënë gazetarëve se “kjo nuk do të jetë faza e fundit e luftës së Serbisë, sepse gjykata do t’ia dërgojë mendimin Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shqyrtim, kurse beteja për shumicën do të jetë shumë më e vështirë, bile më e vështirë se ato të deritashmet” ka vlerësuar ai.
Kryediplomati serb thotë se Serbia do ti ekspozohet “propagandës së rreptë e paranike dhe trysnive të shqiptare për të hequr dorë por, shteti do ta ruajë urtësinë dhe do të vazhdojë rrugën që është nisur, e kjo është rruga paqedashëse dhe e luftës diplomatike, e armatosur me të drejtën ndërkombëtare për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe për arritjen e zgjidhjes kompromise për statusin ardhshëm të Kosovë.
(s.g/rtk/balkanWeb)