Elbasan, vetëhidhet nga kati i 5-të një grua, gjen vdekjen
ELBASAN-Një grua ka gjetur vdekjen teksa ka rënë nga kati i pestë i nja ndërtese në qytetin e Elbasanit. Nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga pallati, ndërsa policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cila ka ndodhur ngjarja.