E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agron Duka: Te jesh ne opozite eshte luksi i demokracise

Ne interviste dhene dje pasi u konfirmua fitorja e mandatit, z.Duka tha se te jesh ne opozite eshte luksi i demokracise, duke theksuar se ai e ndjen veten shume mire qe gjendet ne opozite.

Z. Duka si ndjeheni tani qe keni marre mandatin e deputetit nen siglen e Partise Republikane, 8 vjet pasi keni qene ish minister i Partise Socialiste?

Ndjehem shume mire, ndjehem i lumtur, pas nje pune shume te lodhshme e cila kaloi per nje kohe te shkurter pasi sic e dini une deri nje jave para se te hartoheshin listat isha kryetar i grupit te punes per hartimin e programit rural te Partise Socialiste, keshtu qe afati rreth nje muaj e gjysme ka qene nje kohe rekord per te marre kaq shume vota sa arritem te marrim.

Kujt ia dedikoni kete fitore?

Natyrisht fitoren time ua dedikoj banoreve te qytetit te Durresit dhe te rajonit ne pergjithesi, sidomos te qytetit te Shijakut dhe zonave rurale, gjithashtu edhe stafit, por mbi te gjitha atij qe ka menaxhuar te gjithe punen, tim vellai, Armando Duka.

Persa i perket Shijakut, aty ju keni marre me shume vota edhe se Partia Demokratike, duke e renditur keshtu Partine Republikane forcen e dyte per Shijakun, nderkohe qe Partia Republikane ka tre mandate ne Parlament, si e ndjeni veten ne keto pozita per Partine Republikane per Parlamentin e ri shqiptar?

Persa i perket pjeses se pare te pyetjes, per Shijakun, ndjehem gjate gjithe kohes borxhli, sepse gjithmone me ka mbeshtetur dhe vleresuar megjithese votimi kete radhe ishte sic duket, sic u pa se fundmi, ishte kunder rrymes, pasi gjithe Shqiperia votoi majtas, gjithsesi ata ne kete rryme me dhane shume vota, dhe kjo te ben te ndjehesh shume mire ne marredhenie dhe raport me banoret e Shijakut. Persa i perket sigles se Partise Republikane dhe grupit Parlamentar, natyrisht duke qene 3 apo 4, pra duke perbere nje grup parlamentar ndjehemi me te forte, ndjehemi me mire perballe opozites qe na takon ne kater vitet e ardhshme.

Do te jeni ne Parlamentin e ardhshem me kunatin tuaj, Lefter Koka, i cili perfaqeson Levizjen Socialiste per Integrim. Do te qendroni ne opozite apo do te bashkoheni me Partine Socialiste, partine e origjines suaj?

ǒme gjeti me historine e kuneterve! Histori qe e ndertoi Edi Rama me shume kujdes duke ndertuar alibine qe te mos jem pjesetar i listave, sepse ka te tjere qe jane ne nje krah apo ne te kunder, sic eshte rasti i Fatmir Mediut me Ilirjan Celibashin i cili eshte ne krahun e kundert, ose Ilir Meta me te shoqen qe jane ne nje kah, ka dhe te tjere madje. Keshtu qe kjo pyetje nuk ka kuptim, nuk ka sens, dhe kjo gje nuk ka pse te ndodhe. Une jam ne opozite me poziten, pra jam ne opozite me ate qe qelloi. Te jesh ne opozite per mua eshte luksi i demokracise, keshtu qe ndjej veten shume mire qe jam ne opozite.

Pra do te vazhdoni te qendroni ne opozite dhe do te beni opozite?

Sic e thashe, te jesh ne opozite eshte luksi i demokracise sepse une kam premtuar, kam mbajtur fjalen. Natyrisht te mbash premtimet nuk eshte e lehte, por tashme jane dhe premtimet qe ka bere pozita, te cilat jane goxha te medha dhe do te kerkoj gjate gjithe kohes qe te mbahen premtimet te cilat jane dhene. Ne kete sens je me komod.

Z. Duka si do ta komentonit procesin Zgjedhor? Fushaten tuaj elektorale dhe procesin zgjedhor qe eshte mbajtur ne qarkun e Durresit?

Procesi zgjedhor mund te themi qe ka qene proces zgjedhor normal pa asnje incident, patem koalicion me qeverine, nuk ka pasur akuza personale te ndersjella, ne ndonje rast sporadik, ne ndonje rast te Partise Socialiste ne drejtimin tim dhe une natyrisht e kam kontestuar me shume qytetari. Gjithsesi ndodh brenda nje konteksti te nje fushate elektorale.

Rezultati i deritanishem ka qene brenda pritshmerive? Pra, le te themi jane votat tuaja personale apo eshte Partia Republikane me dhjete mije e disa vota?

Te them te drejten sic e thashe dhe ne fillim, periudha kur ne filluam fushaten nuk linte te mendonim nje pritshmeri te tille, nga ana tjeter u punua shume dhe votat nuk jane vetem te miat personale, por jane te miat, te tim vellai, te grupit te njerezve qe kane punuar per Partine Republikane, pra puna e te gjitheve solli si rezultat kete numer votash. Persa i perket pyetjes mbi votat personale, mund te them qe emri im u prit shume mire ne te gjithe zonen, dhe kjo me beri te ndjehem mire, sepse pervec zones se Shijakut dhe zonave perreth, edhe zonat ne Fushe Kruje apo Kruje qe ishin me larg zonave ku une jam lindur dhe rritur, kishin pershtypje shume te mira per mua.

Z. Duka, sa % te votave ka fituar Agron Duka dhe sa % sigla e Partise Republikane? Sepse une kam pershtypjen qe ju jeni nje nga ata njerez ne Durres qe edhe sikur te kandidonit ne listen e Partise se Blerte apo Partise Ekologjike, do kishit arritur te merrnit po kaq shume, cka do te thote, sa % te votave keni marre ju dhe cfare barre do te jete per ju gjithe kjo shprese dhe vleresim qe dha per ju Shijaku dhe rrethinat ?

Partia Socialiste, ne krye te heres ne kete fushate ka deklaruar se do te merrte tete mandate, tashme eshte fiksuar rezultati dhe Partia Socialiste se bashku me LSI-ne ka shtate mandate. Ndoshta ju Z.Duka jeni mandati i tete i humbur i Partise Socialiste ne qarkun e Durresit?

Absolutisht qe po. Kjo duket ne perllogaritjet. Numri i votave, 10.000 vota, 50% e tyre jane vota te majta. Pa llogaritur qe nese do isha atje, ne listen e PS-se ndikimi per te terhequr ate pjese te se majtes e cila ishte indiferente apo pjesen gri do ishte akoma me mire, keshtu qe une mendoj qe ka ndikuar shume. Dhe me lejoni te vazhdoj te shprehem pak me shume pasi gjate fushates nuk e kam thene thjeshte sepse nuk jam njeri me mllefe, per gjithe ate qe ndodhi me Durresin, me mua dhe me nje pjese te se majtes. Prandaj thashe qe kam nje pjese te se majtes, qe jane pikerisht per kete fakt, Kryetari i Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, i cili mori ne dore gjithe pushtetin e se majtes ne Durres, i deleguar nga Kryetari i Partise Socialiste, e menaxhoi ate sipas menyres se vet, emeroi themi, beri sikur zgjodhi kryetarin e Partise Socialiste te Durresit, hapte dhe mbyllte cdo mbledhje ne Durres ne bashkepunim me Blendi Klosin dhe Rama i besoi sepse ashtu deshi ai apo per arsye te vetat personale dhe qenia ime aktive ne politiken e majte atyre u krijonte bezdi. Bezdia ishte e thjeshte sepse u duk edhe nga votimet. Une jam nje njeri qe njerezit me kane respektuar, babaxhan thone te tjeret, ketu e kane tepruar, nuk eshte se me pelqen aq shume, pra autoriteti ne zone, gje qe e bezdiste kete njeri, dhe te jeni te sigurt qe keshtu do te bejne te dy keta por une do te jem nje votues i rregullt i pushtetit te ardhshem, dhe kane hallin sa drejtore do vene ne Durres, sa do behen ketu, sa do behen atje sepse ata i duan shume parate.

Cili do te jete qendrimi juaj i ardhshem ne qofte se do te duhej qe te votonit, te mbeshtesnit nje plan ose projekt te Partise Socialiste, a do te ishte vota juaj pro?

Nese projektet e Partise Socialiste apo kujtdo qofte ne pozite do te jene projekte te cilat duhet te votohen nuk eshte e thene qe nuk do votohen dhe nga opozita, keshtu qe ne kete kontekst dhe une si pjestar i saj mund ta votoj.

Po ne rast se do te merrnit nje ftese nga Partia Socialiste per t’ju bashkuar me mandatin tuaj do te mbani kete qendrim te djathte apo edhe mund te ndryshoni?

Une e kam fituar mandatin duke u thene votuesve qe natyra ime do te jete po e njejte, si per te majtet dhe per te djathtet sepse ashtu kam bere gjithmone, ndersa mandati eshte politik dhe eshte i djathte dhe si i tille nuk mund te keqperdoret, te kaloje majtas brenda nje katervjecari, prandaj do vazhdoj te jem ne koherence te plote me vendimet e Partise Republikane dhe te djathtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›