E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirenjohje per te gjithe Nga Prof. Dr. Sali Berisha

Te dashur demokrate dhe demokrate, qytetare dhe qytetare, mbeshtetes te Partise Demokratike, shqiptare dhe shqiptare ne Shqiperi edhe kudo qe jeni.

Sot jam para jush per nje mesazh, por dua te theksoj nje mesazh pak te vonuar, per faktin e vetem se kam dashur te respektoj punen me vetemohim te madh te komisionereve tane ne numerimin e votave, proces i cili po shkon ne kutite e fundit.

Me se pari, me lejoni te shpreh mirenjohjen time te pakufishme ndaj qindra mijera qytetareve shqiptare, te reja dhe te rinj, burra dhe gra, femije dhe te moshuar, qe me shoqeruan mua nga Koshovica ne Tropoje, me mikpritjen me te cilter, me fisnike, me entuziaste qe kam provuar ndonjehere. Ne shi dhe rrebesh, ne vape dhe pike te diellit, heret ne mengjes dhe vone ne darke, ne shtrenguam duart njeri me tjetrin, shkembyem mendime, ndoqen me vemendje alternativen tone, brohoriten me entuziazem ne mitingjet tona dhe me bene mua si dhuraten me te cmuar fushaten elektorale me te pasur, ndofta me te bukuren e me masive te jetes sime. Une personalisht, njelloj si ata, jam perpjekur te beje me te miren. Kam punuar me energji, perkushtim dhe entuziazem, edhe me te madh se ne shume fushata te tjera.

Por une sot dua te perulem me nderimin me te madh para militanteve, anetareve te thjeshte te Partise Demokratike per sakrificen e mundin, djersen e tyre ne kete fushate dhe ne te gjitha fushatat. Ata jane energjia e pashtershme e Partise Demokratike dhe te gjitha betejave te saj. Shfrytezoj rastin te falenderoj perzemersisht kandidatet per deputete te Partise Demokratike, shtabet e tyre elektorale, komisioneret tane per perkushtimin e tyre te madh ne keto zgjedhje.

Dua te falenderoj me shume mirenjohje te gjithe qytetaret shqiptare qe ne keto zgjedhje votuan per Partine Demokratike, kandidatet e saj, vendosen besimin e tyre tek Partia Demokratike dhe Sali Berisha, si dhe cdo shqiptare dhe shqiptar qe mori pjese ne keto zgjedhje, duke nderuar me voten e tij sistemin tone pluralist.

Te dashur demokrate dhe demokrate,

qytetare dhe qytetare qe keni mbeshtetur edhe mbeshtesni Partine Demokratike,

Une e di se sot, te gjithe ju, ndiqni jo pa trishtim kete fjalen time. Dhe kjo eshte e ligjshme, sepse ju, me te drejte, prisnit dhe meritonit sot nje fjale tjeter nga une. Por une jam ketu, para jush, jo per te komunikuar rezultatin e zgjedhjeve, sepse ai tashme eshte i qarte per cdo njeri dhe, natyrisht, i pranuar nga une edhe Partia Demokratike, por jam para jush per t’ju njohur ju me nje vendim tim.

Ne karrieren time politike me shume se dy dekada, une ne cdo pozicion qe kam patur, e kam ndjere veten si sherbetor i juaj dhe vendit tim edhe e kam konsideruar kete privilegjin me te madh te jetes sime. Kam bere gjithcka te permbush me perkushtim, nder dhe dinjitet detyrimet e mija ndaj jush, duke qene gjithnje i vendosur se do te largohesha nga postet e mia diten e pare qe une te konstatoja se arsyet shendetesore nuk do te me lejonin te permbush detyrimet ndaj jush. Lavdi Zotit, kjo nuk ndodhi. Energjite e mia sot jane po ato qe kam patur 20 vjet me pare.

Por pervec kesaj, une gjithnje kam qene i vendosur t’i bindem plotesisht verdiktit te sovranit, i cili foli qarte ne keto zgjedhje. Une u perkas atyre politikaneve qe besojne se ai nuk gabon, qe beson se ai ka gjithnje te drejte. Ne keto zgjedhje ne paraqitem para qytetareve shqiptare nje program konkret per finalizimin e projektit: Shqiperia vend i zhvilluar, rritjen e rrogave dhe pensioneve, krijimin e mbi 200 mije vendeve te punes, punesimin me perparesi te te rinjve, mbeshtetje te fuqishme per bizneset dhe fermeret, integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Mirepo, qytetaret votuan ne shumice projektin e kundershtarit tone, te bazuar ne premtimet qe ne nuk mund ti benim si: sherbimet shendetesore falas per te gjithe, heqjen e takses se biznesit te vogel dhe TVSH-se per ushqimet dhe uljen e taksave per 95 perqind te qytetareve. Keto premtime ne nuk mund t’i benim, sepse ato bien ndesh me filozofine dhe parimet qe ne besojme, bien ndesh me konkurrencen e ndershme, me lirine ekonomike, me barazine sociale. Me kete rast, duke pranuar rezultatin e zgjedhjeve, i uroj kundershtarit, fituesit te zgjedhjeve mbaresi ne detyren e tij te larte dhe uroj qe qytetaret shqiptare te gezojne nje jete gjithnje e me te mire.

Miqte e mi, ne kete fushate ju keni punuar fort, me sakrifica dhe perkushtim te madh. Sikunder une jam perpjekur me mish e shpirt te bej me te miren per fitoren tone. Por kjo nuk ndodhi. Ne i humbem keto zgjedhje dhe besomeni mua, se per kete humbje e tere pergjegjesia bie vetem mbi nje njeri, vetem mbi mua, Sali Berishen.

Keshtu qe, duke marre gjithe pergjegjesite qe vertete me takojne, ne nje vendim te prere, kam vendosur te jap doreheqjen nga te gjitha funksionet e mia ne forumet e Partise Demokratike, te jem thjeshte njeri prej jush, anetar i i PD-se dhe deputet i saj, te punoje me perkushtim te madh se bashku me ju dhe lidershipin e ri, per te mbrojtur dhe promovuar si opozite, vlerat dhe parimet themelore te programit tone, per ta shnderruar ate perseri ne nje program te shumices se shqiptareve. Ndaj dhe ju lutem te mos gaboni te merrni apo te konsideroni kete fjale si nje fjalim lamtumire. I tille ky nuk eshte. Madje nga une, Partia Demokratike, anetaret dhe mbeshtetesit e saj nuk do te degjojne ndonjehere fjalim lamtumire per faktin e thjeshte, se ai do te ishte nje fjalim te cilin une s’do mund ta lexoja kurre.

Te dashur demokrate dhe demokrate, qytetare dhe qytetare, mbeshtetes te Partise Demokratike, sot ju jeni merzitur dhe ne vertete kemi humbur nje beteje, por alternanca e pushtetit me voten e lire eshte parimi themelor i demokracise qe ne cmojme me shume, parimi qe ne sollem ne Shqiperi me themelimin e Partise Demokratike. Alternanca eshte jetike per demokracine. Ndaj dhe sot, si pushtet moral i ketij vendi eshte e domosdoshme te qendrojme me te vendosur, me te bashkuar se kurre, te vazhdojme luften. Detyra shume te medha na presin per te ta shnderruar ceshtjen tone te drejte ne ceshtje te shumices se shqiptareve. Gjithe jeten time politike edhe ne keto momente te vecanta, jam ndjere dhe ndjehem i frymezuar edhe krenar me secilin prej jush, me Partine Demokratike, forcen tone politike qe pata fatin e madh qe ju te me besoni drejtimin e saj per 22 vjet. Ne jemi e do te jemi krenare, sepse se bashku, me kuraje, guxim dhe vendosmeri themeluam ne kushtet e terrorit te eger komunist Partine Demokratike si partine e pare opozitare, si partine e endrrave me te bukura te shqiptareve, te vlerave dhe lirive themelore te njeriut dhe shoqerise, interesit kombetar dhe vokacionit perendimor te kombit shqiptar. Ne jemi dhe do mbetemi perjete krenare per gjithcka kemi bere dhe do te vazhdojme te bejme per lirine dhe dinjitetin e qytetareve shqiptare. Ne jemi dhe do te jemi krenare, sepse beme realitet, beme te vertete endrren me te bukur te njeriut - endrren e lirise per shqiptaret dhe dinjitetit te tyre njerezor, sanksionuam, me ardhjen tone ne pushtet, me ligje kushtetuese, lirine e mendimit dhe shprehjes se tij, lirine e besimit dhe te gjitha lirite themelore te njeriut. Ne u kemi faktuar shqiptareve se lirite dhe te drejtat njerezore jane gjithnje pasioni yne, kryefjala e axhendes sone. Sot shqiptaret jane me te lire se kurre me pare ne fjalen e tyre, iniciativen e tyre, besimet e tyre fetare, levizjen e tyre. Ne jemi dhe do mbetemi gjithnje krenare, sepse ne javen e pare te themelimit tone shpallem boterisht se lira kombetare e shqiptareve ne Kosove dhe kudo qe jetojne do te ishte ylli yne polar. Dhe ne nje kohe te shkurter ne arritem ta vendosim ceshtjen e lirise se shqiptareve ne Kosove ne axhenden e kancelarive, samiteve, te organizatave me te fuqishme te botes dhe me pas ne, bazuar ne parimin nje komb nje qendrim, mbeshtetem me te gjithe mundesite tona luften clirimtare heroike te shqiptareve ne Kosove dhe me vone ne Maqedoni. Ne keto vite ne mbeshtetem fuqishem pavaresine dhe njohjet nderkombetare te Kosoves. Koha eshte tani per pavaresine e Kosoves -do te shpallte ne Tirane, ne qershor te vitit 2007, ne viziten e tij historike ne Shqiperi, Presidenti i SHBA-ve Xhorxh W. Bush.

Ne te gjithe se bashku duhet te jemi krenare me PD. Sot ajo eshte e aderuar ne EPP, EDU, CDIU, organizata politike te Qendres se Djathte me te medha ne bote. Shqiperine, vendin me te izoluar te planetit, e lidhem ne partneritet dhe miqesi me vendet dhe kombet me te medha, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, vende te rajonit dhe vende ne Evropes dhe botes. Partia Demokratike, si parti e vokacionit perendimor te kombit shqiptar dhe ne te gjithe se bashku beme te vertete endrren e shqiptareve per anetaresimin e vendit ne KE, te nenshkrimit te Marreveshjes se Stabilizim Associimit ne BE, te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, te levizjes se lire pa viza te qytetareve shqiptare ne Evrope dhe se fundi, te rekomandimit per statusin e vendit kandidat. Ne sot, te gjithe themelues, anetare, militante dhe mbeshtetes te Partise Demokratike jemi dhe do mbetemi gjithnje krenare, sepse ne, ne vendin e diktatures dhe hiperkolektivizmit me te eger ne Evrope, hodhem themelet dhe konsoliduam ne Shqiperi sistemin demokratik, bazuar ne lirite dhe te drejtat themelore te njeriut, shtetin ligjor, pronen private dhe ekonomine e lire te tregut dhe fale reformave tona, bazuar ne lirine ekonomike, shqiptaret me iniciativen e tyre te lire dhe solidaritetin nderkombetar bene qe ne keto 21 vite, Shqiperia si asnje vend tjeter, te rrise me 11 here Prodhimit te saj te Brendshem. Ne sot, te gjithe se bashku, duhet te ndjehemi krenare me Partine Demokratike, sepse ne pasi humbem pushtetin per shkak te skemave piramidale ne vitin ’97, ndertuam opoziten e fuqishme shqiptare, qendruam dhe rezistuam si opozite e pamposhtur dhe ne vitin 2005 perzume nga pushteti me voten e shqiptareve, ne zgjedhje jo te lira e te ndershme, ata qe erdhen me dhune ne pushtet.

Me rikthimin tone ne pushtet ne vitin 2005 nje enderr tjeter e madhe e mbare shqiptareve duhej te behej realitet dhe kjo ishte endrra e Shqiperise se zhvilluar, Shqiperise Evropiane. Por, kjo mjerisht duhet te startonte ne nje kohe kur shqiptareve u mungonin per shume e shume ore ne dite dritat, uji, kur rrogat dhe pensionet e tyre ishin te uleta, qesharake, kur femijet e tyre mesonin ne shkolla te rrenuara dhe me 50 nxenes ne klasa, kur udhetonin ne rruget, ndofta me te shkaterruara te kesaj toke dhe kur cdo vit zhdukeshin vetem ne taksa dhe tatime mbi 1,4 miliard dollare nga zyrtaret e korruptuar.

Detyra ishte shume e veshtire. Shqiperise pothuajse askush nuk i besonte. Por ne ishim burrat dhe grate e guximit. Ne keto dy mandate ne beme te vertete endrren e shqiptareve per te patur rruge, drita, shkolla, uje pothuajse afersisht si vendet e zhvilluara. Ne ndertuam rrugen e Kombit qe bashkoi shqiptaret, ndertuam rrugen Tirane-Elbasan qe bashkoi kryeqytetin me Elbasanin, ndertuam gjysmen e rruges se Arbrit, segmentin me te veshtire te Boshtit te Jugut dhe do ta ndertojme ate ne mandatin e ardhshem. Ne ndertuam mbi 10 mije kilometer rruge nga jugu ne veri, nga lindja ne perendim. Ne besojme se aty ku jetojne shqiptare duhet te kene rruge dhe infrastrukture modern dhe i sigurojme ata se me mandatin tone tjeter do ta bejme realitet kete projekt. Ne duhet te jemi krenare sot me Partine Demokratike, sepse per te bere te vertete endrren e Shqiperise se zhvilluar te qytetareve shqiptare, ne ndertuam ne mbare vendin qindra ujesjelles dhe sisteme kanalizimi, nje seri sistemesh te pastrimit te ujerave te ndotura dhe natyrisht mbetet ende shume pune per te bere. Por, ne mandatin tone te ri ne do ta bejme Shqiperine me infrastrukture ujore me moderne qe ekziston. Shqiperia - vend i zhvilluar, per ne ishte dhe eshte para se gjithash Shqiperia e dijes. Per te arritur kete objektiv ne mbi dyfishuam rrogat e mesuesve, ndertuam dhe rindertuam mbi 1300 shkolla fillore, nentevjecare, te mesme, korpuse universitare. Ne sot, njelloj si vendet e zhvilluara, kemi shtrire internetin ne cdo shkolle, nga vetem 45 shkolla qe kishin internet dhe nga vetem 700 kompjuter qe ishin shkollat tona pak vjet me pare, sot kane mbi 24.500. Shqiperia ka arritur nivelin e vendeve te zhvilluara per studente per 1000 banore dhe perqindjen e nxenesve qe ndjekin shkollat e mesme. Cilesia e sistemit tone arsimor do te mbetet gjithnje perparesi madhore e programit tone. Ne perpjekjen tone per shnderrimin ne te vertete te endrres se Shqiperise se zhvilluar te qytetareve shqiptare, ne duhet te jemi krenare, sepse sot, disa nga treguesit e zhvillimit njerezor te shqiptareve si: vdekshmeria foshnjore, ajo amtare dhe e pergjithshme, jane ne nivelin e disa vendeve te zhvilluara dhe shume te zhvilluara. Po keshtu, qytetaret tane ne jetegjatesine nga lindja, por dhe ne shtepi banimi per 1000 banore, jetojne me gjate dhe strehohen me mire se sa qytetaret e disa vendeve te zhvilluara. Ne keto pak vite, ne kemi ndertuar mbi 400 qendra shendetesore dhe spitale moderne, reforma e plote e sistemit shendetesor ishte drejt perfundimit. Ne mandatin e ardhshem do ta perfundojme ate.

Keto vite te qeverisjes sone ishin vitet e krizes me te thelle per ekonomite e vendeve evropiane dhe ato te rajonit tone. Mendoj se, te gjithe se bashku, duhet te jemi dhe mbetemi krenare, sepse ekonomia shqiptare eshte nga me te paktat ne Evrope, e cila fale reformave tona te bazuara ne lirine ekonomike, i rezistoi krizes, mbajti rritjen ekonomike dhe vazhdoi edhe vitin qe kaloi te krijoje dhjetera mijera vende te reja pune. Ne ia dolem me taksen e sheshte dhe reforma te tjera te thella ne keto pak vite qe Shqiperine, e cila para vitit 2005 kishte marre mesatarisht vetem 38 milion dollare ne vit investime te huaja, ta rendisim mbi nivelin e disa vendeve te zhvilluara per lirine fiskale, te bejme qe te jete i vetmi vend ne rajon ne te cilin eksportet te trefishohen dhe te renditet e 18-ta per thithjen e investimeve te huaja. Ne kater vitet e fundit ajo mori mbi 4,2 miliard dollare dhe papunesia edhe vitin e kaluar u ul nga 13,2 ne 12,8%. Ne perpjekjen tone per realizimin e endrres se shqiptareve per Shqiperine vend i zhvilluar, ne vendosem energjine ne epiqender te ketij projekti te madh. Sot ne Shqiperi jane ndertuar apo jane ne ndertim e siper mbi 130 HEC-e, nder te cilat Kaskada e Devollit qe po ndertohet nga Shtatkraft e Norvegjise, numri nje ne bote per ndertimin e HEC-eve. Keto dite Konsorciumi i Shah Denis 2 vendosi per TAP-in. Ne kemi bere gjithcka, kemi lobuar fuqishem, kemi permbushur cdo detyrim qe rrjedh ne kerkesat e marreveshjet me konsorciumin dhe palet e tjera, vendet partnere dhe mike per te favorizuar vendimin ne favor te tij. Dhe une sot njoftoj shqiptaret se TAP-i fitoi. Duke shprehur mirenjohjen me te thelle, qeverise se Azerbajxhanit dhe Konsorciumit te Shah Deniz 2, theksoj per te gjithe shqiptaret, por per ju demokratet dhe demokratet se kjo eshte nje arritje historike e jona. Me perfundimin e TAP ne 4-5 vitet qe vijne, Shqiperia zgjidh ne menyre perfundimtare problemet e energjise. Shqiperia vend i zhvilluar eshte nje enderr e mrekullueshme qe do behet e vertet edhe me zhvillimin e Shqiperise rurale. Ne se bashku duhet te ndjehemi krenare sepse, ne nje hark kohor te shkurter, ne ndertuam ne Shqiperine rurale mbi 8 mije km rruge, mbi 1000 shkolla, qindra ujesjelles e kanalizime, sisteme kullimi e vaditje. Me 45 mije projekte qe mbeshtetem, me projektet kombetare te ullirit dhe arroreve edhe projektet e tjera, ne kemi bere te mundur te katerfishohet toka e punuar ne fshatin shqiptar dhe te mbillen miliona e miliona ullinj e dru te tjere frutore.

Shqiperia – kopshti i Evropes Juglindore eshte dhe do te mbetet projekti yne.

Ne duhet te jemi krenare se, Shqiperia – e bukura e dheut, qe pak vite me pare nuk ekzistonte ne harten turistike te rajonit dhe botes, renditet sot ne 10 vendet me rritjen me te shpejte te turizmit ne planetin tone. Me projektin tone Shqiperia - vend i zhvilluar, ju duhet te jeni krenare se ne ia dolem ne nje hark kohor te shkurter, qe vendi me penetrimin nder me te ultet ne bote te internetit, vetem 4,8% dhe telefonise celulare me vetem 38%, te kete sot perdorimin e internetit mbi 60% dhe te telefonise celulare 186% edhe me cmime 3-5 me te uleta. Shqiperia dixhitale ishte endrra e te rinjve shqiptare. Sot ata komunikojne ne Facebook me shume se te rinjte e disa vendeve te zhvilluara.

Vitin qe kaloi ne patem fatin e madh te qeverisim Shqiperine ne 100-vjetorin e lindjes saj. Ne duhet te ndjehemi krenare se me te gjithe shqiptaret nga Shqiperia, trojet e tyre etnike dhe mbare bota, si dhe me miqte tane ne te kater anet e planetit, festuam ne menyren me dinjitoze, me te bukur, ditelindjen e dheut tone dhe beme qe historia e falsifikuar dhe e ndaluar e shqiptareve te dale ne drite edhe te behet pjese e pandare e krenarise sone kombetare. Vetem pak vite me pare, ora evropiane dhe euroatlantike e Shqiperise ishte pothuaj e ndaluar. Ne sot dhe gjithnje duhet te jemi krenare se, se bashku ndermorem reformat me te thella e me te gjithanshme, konsoliduam shtetin ligjor, zhvilluam zgjedhje te lira dhe te ndershme, firmosem dhe zbatuam Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, anetaresuam Shqiperine ne NATO, merituam dhe arritem heqjen e vizave me BE, merituam rekomandimin per statusin e vendit kandidat, nisem punen serioze per liberalizimin e vizave me SHBA-ne. Ne jemi, kemi qene dhe mbetemi garant te shnderrimit ne realitet te endrres evropiane dhe euroatlantike te shqiptareve.

Pra, edhe ne keto dy mandate, ne kemi folur me vepra te cilat kane krijuar nje Shqiperi tjeter, ndertimin e te ciles ne do jemi te gatshem ne cdo kohe ta vazhdojme. Ato jane vepra qe kane ndryshuar pergjithmone historine, por edhe gjeografine e Shqiperise, jane dhe mbeten perjete monumente te shqiptareve te lire. Natyrisht, nuk jane arritjet tona ato per te cilat me 23 qershor nuk na votuan ne mazhorance shqiptaret. Jo, sepse keto arritje per cdo shqiptar, une jam i sigurt, jane arritje e vecante. Partia Demokratike si parti e fillimeve te reja dhe ndryshimeve te medha do te lexoje me mencuri, me guxim e perulesi mesimin e sovranit ne keto zgjedhje. Ajo, pervec trashegimise se saj qe ben krenar cdo shqiptar, ka ne gjirin e saj potenciale dhe vlera njerezore te pakrahasueshme, ka projekte dhe ide, vlerat dhe parimet e drejta qe mbron dhe qe do te dije nden lidershipin e ri, me nje fillim te ri te fuqishem, te shnderrohet dora –dores ne mazhorance morale e pastaj zyrtare te vendit tone.

Dua t’u shpreh falenderimet e mia me te perzemerta dhe mirenjohjen me te madhe bashkepunetoreve te mi qe une kam pasur ne te gjitha detyrat e mia keta 22 vite. Ata jane djem dhe vajza, gra dhe burra te mrekullueshem, te pergatitur, dinjitoze, kompetente, te perkushtuar, vetemohues, me integritet te larte njerezor dhe profesional. Bashkepunimi i shkelqyer me ta ka qene dhe do te jete gjithnje frymezues per mua. Dua te shpreh mirenjohje te pakufishme miqve tane ne EPP, Presidentit Martens dhe Kryetareve te partive simotra ne keto organizata per mbeshtetjen dhe bashkepunimin e cmuar me Partine Demokratike. Nje mirenjohje te pakufishme miliona e miliona shqiptareve qe keto 22 vite kane vendosur voten, besimin e tyre mbi mua. Dhe une cfaredo qe te bej nuk mund te shperblej malin e besimit te tyre, vecse i garantoj se do te vazhdoj te bej gjithcka ne mbeshtetje te interesave dhe aspiratave te tyre fisnike. Gjate ketyre koheve, kam marre dhjetera mijera mesazhe ne Facebook, sms, ne whatsapp, nga miq dhe mbeshtetesit e mi, te cilet me kerkojne kesaj radhe nje gje qe per fatin me te keq e kam te pamundur te heq dore nga vendimi qe une kam marre. Por i ftoj te gjithe ata qe se bashku me energji, entuziazem, vetemohim dhe perkushtim te vazhdojme te mbrojme kauzen tone, ta bejme ate kauze te zemrave dhe mendjeve te shqiptareve.

Arritjet e Shqiperise nen qeverisjen e Partise Demokratike do kishin qene te pamundura pa solidaritetin e jashtezakonshem nderkombetar te kombeve mike dhe institucioneve nderkombetare. Ndaj dhe jam sot ketu per tu shprehur atyre mirenjohjen me te thelle per kete solidaritet te jashtezakonshem qe u kane deshmuar shqiptareve. Te shpreh ne menyre te vecante mirenjohjen time te pakufishme per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, aleatit me te madh te lirise se kombit shqiptar.

Do ta mbyll me nje mirenjohje te perhershme per Lilin dhe gjithe familjen time, per mbeshtetjen e tyre te jashtezakonshme ndaj meje. Se fundi, une, ne perputhje me Kushtetuten e vendit deri ne muajin shtator do te vazhdoje te punoje me perkushtim te madh ne projektin e Shqiperise se zhvilluar dhe ne perputhje me Statutin e Partise, do te qendroje ne timonin e saj per te organizuar zgjedhjen nga anetaresia e Partise Demokratike, te lidershipit te ri, te cilin do ta mbeshtesim te gjithe se bashku dhe te ecim ne udheheqjen e tij drejt fitores se betejes me te afert qe na pret.

Perpara! Zoti e bekofte Partine Demokratike, anetaresine, mbeshtetesit e saj! Zoti e bekofte Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe jane!

* Fjala e Kryeministrit dhe kryetarit te Partise Demokratike, mbreme nga selia e PD

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›