KQZ, pritet publikimi i rezultateve përfundimtare për zgjedhjet
TIRANË-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të publikojë të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.
Mbrëmjen e djeshme përfundoi plotësisht procesi i numërimit në të 89 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, por jo të gjitha kanë dërguar në KQZ procesverbalet me tabelat e rezultateve përfundimtare.
Të mërkurën në mbrëmje, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, i kërkoi përfaqësuesve të KZAZ-ve që të dërgojnë sa më shpejt në KQZ procesverbalet për shpalljen e rezultateve përfundimtare.
KQZ bëri të ditur se në zgjedhjet e 23 qershorit koalicioni i majtë ka fituar 84 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 56 mandate.
Çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve pritet të bëhet nga Kolegji Zgjedhor, pasi ky vendim duhet të merret nga KQZ me një shumicë të cilësuar, prej pesë votash.
Tre ditë pas zgjedhjeve, Kryeministri Sali Berisha pranoi dje rezultatin e zgjedhjeve, ndërsa deklaroi se ishte ai përgjegjësi kryesor i kësaj humbje, dhe se jepte dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.
(e.m/BalkanWeb)