E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pack: Shqiperia nuk me surprizon me

Ne nje interviste per Deutsche Welle-n, eurodeputetja Doris Pack analizon procesin e zgjedhjeve ne Shqiperi dhe qeverisjen e ardhshme nen drejtimin e te majteve. Fakti qe kjo aleance e majte ka fituar nje shumice prej 84 mandatesh ne parlament, per zonjen Pack, edhe ia lehteson por edhe mund t'ia veshtiresoje punen kryetarit te ri te qeverise qe me gjasa eshte z.Edi Rama.

Si eshte vleresimi juaj per procesin zgjedhor, OSBE dhe nderkombetaret duke bere krahasimin me zgjedhjet e 2009 dhe 2011 arriten ne konkluzionin se jane bere „pak perparime“. Nderkohe qe tani ne keto momente sipas rezultateve jo zyrtare aleanca e majte opozitare ka arritur nje fitore te papritur duke siguruar 84 mandate nga 140 gjithsej ne Parlamentin e ardhshem. A ishte edhe per ju i papritur nje rezultat i tille?

Edhe une pothuajse ndaj te njejtin mendim me ata qe kane deklaruar, perfaqesuesit e OSBE-se, vezhguesit nderkombetare, apo shoket e mi si dhe shtypi lidhur me procesin zgjedhor. Ndersa per rezultatin nuk e di a eshte nje rezultat qe mua duhet te me befasoje, pasi Shqiperia nuk me surprizon me. Sigurisht qe kjo fitore e arritur nga Aleanca e Majte eshte nje goditje per politikanet qe kane qeverisur deri tani, por ky eshte nje proces demokratik ku ka fituar shumica e cila tashme i takon edhe te qeverise per kater vitet e ardhshme. Votuesit kane dhene voten per ata (te majtet) dhe tani eshte koha qe ata te deshmojne se sa jane ne gjendje t'u pergjigjen premtimeve te tyre dhe te qeverisin ne respekt te votes se zgjedhesve. Pra te shohim ne vitet ne vijim se sa ata mund te bejne me mire ose jo ne qeverisjen e vendit. Tani ata kane shansin qe ne muajt dhe vitet e ardhshme te tregojne se cfare jane ne gjendje te bejne. Ata me heret kane premtuar shume dhe ne jemi ne pritje me shprese se premtimet e tyre do te behen realitet.

Sigurisht qe keto zgjedhje ishin edhe nje tjeter test i Shqiperise ne rrugen e veshtire per pranimin e statusit si vend kandidat per ne BE. A mund te jete nje ogur i mire ky per Shqiperine, pra nje rruge me e lehte, me e afert me Brukselin apo eshte heret per te qene optimiste qysh tani?

Une mendoj se sfidat qe ka perpara Shqiperia jane te shumta, por gjithsesi hapat jane hedhur dhe kerkesat e BE-se kane nisur te kuptohen seriozisht nga te gjitha palet. Per te qene nje vend kandidat duhet qe qeveria t'i plotesoje me rigorozitet te gjitha keto kerkesa, pa zvarritje dhe mungese vullneti nga te gjitha palet. Sigurisht qe kjo rruge tashme duhet ndjekur edhe nga qeveria e re dhe kjo qeveri bashke me opoziten e kane ne dore ta shkurtojne apo ta zgjasin rrugen per ne BE, sepse me qeverine e kaluar dhe opoziten e kaluar patem nje pervoje jo te mire. Per kete arsye nuk kam as prognoza se si do te jete e ardhmja nen qeverisjen e re. Por le te leme fillimisht qeverine te nise punen dhe me pas kemi kohe edhe ta analizojme me hapat qe ajo do te beje per kete ceshtje, pra per afrimin e vendit ne BE.

A keni besim se Rama si kryeminister i ri ka pervojen e duhur per nje qeverisje demokratike dhe frutdhenese per popullin e Shqiperise?

E theksoj ne menyre te vecante qe une vete personalisht nuk mund te jap vleresime para kohe se cfare mund te jete ai ne gjendje te beje ose se sa ai i mban premtimet e dhena. Tani mendoj se eshte e rendesishme qe te shohim ne qeverine e re se cilat jane objektivat per te ardhmen dhe me kete rast une i uroj qeverise se re shume suksese, pasi cdo sukses i qeverise eshte sukses i vendit, sukses per qytetaret, per popullin. Ky eshte interesi im per keto zgjedhje dhe qeverisjen e re. Kjo parti (fituese) tashme ka nje shans per te qeverisur dhe ne do te shohim se sa kjo parti do ta shfrytezoje kete shans.

Por fakti qe kjo aleance e majte ka fituar nje shumice prej 84 mandatesh ne parlament, ia lehteson kete qeverisje apo mund te ndodhe e kunderta?

Per mendimin tim ky fakt edhe ia lehteson por edhe mund t'ia veshtiresoje punen. Por gjithsesi Partia Socialiste ka nje shumice te madhe se bashku me partite e tjera te koalicionit per te bere nje politike europiane ne interes te popullit te Shqiperise. Duke pasur shumicen e ka me te lehte per te realizuar shume gjera qe jane ne interes te popullit dhe nese nuk e shfrytezon kete, atehere me siguri qe do te kete shume kritika. Por nuk me takon mua te parashikoj te ardhmen e qeverise se re edhe pse ajo ka tashme nje shumice kaq te madhe te perfaqesuar ne parlament. Le t'ia leme kohes. Une vete jam e gezuar qe keto zgjedhje ne pjesen me te madhe kaluan shume mire dhe shpresoj qe pas nje kohe te veshtire mes mazhorances dhe opozites do te kete nje vullnet te perbashket ne rrugen e integrimit evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›