E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vetëplagoset me armë i riu i dehur

Bëhet fjalë për një 25 vjeçar nga Elbasani, i cili mbeti i plagosur rëndë me armë orët e vona të mbrëmjes së shkuar.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Cërrikut", në momentin kur i riu Euklid Skora, po shkonte në banesën e tij.

Policia ka transportuar për në spital të riun, i cili mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ndaj tij është marrë masa e arrestit nën akuzën e "armëmbajtjes pa leje". /Start/

                                                                                             2012-01-04 09:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›