E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e Remzi Hoxhës kërkon hetim ndaj Gjykatës së Lartë

Pasi sqaron ngjarjen e ndodhur, djali i Remzi Hoxhës, kërkon nga kreu i Shtetit si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që të nisë një hetim penal ndaj Gjykatës së Lartë.

“Me këtë rast, ju lus që të urdhëroni një hetim dhe procedim penal për shkeljet flagrante që Kolegji Penal dhe Gjykata e Lartë, me në krye Shpresa Beçaj, kanë bërë duke mos zbardhur vendimin e datës 14 tetor, 2011, në lidhje me masën e arrestit të Ilir Kumbaros “Arrest me Burg”, gjë që më pas i mundësoi të arratisej nga drejtësia e Britanisë së Madhe”, shkruan Ardian Hoxha në letër.

Sipas letrës, më 14 tetor, 2011, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë morën vendim që masa e sigurisë “Arrest me Burg” e caktuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndaj Ilir Kumbaros, më 5 janar, 2010, të mbetet në fuqi. Ky vendim i hapte rrugën ekstradimit të Ilir Kumbaros në Shqipëri në seancën e 1 nëntorit, 2011. Mirëpo, edhe pse ligji kërkon vetëm 2 javë për zbardhjen e vendimeve, Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk e shpalli zyrtarisht vendimin për më tepër se 2 muaj, gjë që fillimisht bëri që seanca të shtyhej për datën 1 dhjetor, e më pas ia dha mundësinë e arratisjes së të implikuarit kyç, Ilir Kumbaros. /Start/

                                                                                             2012-01-04 09:09
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›