E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PDK politizojnë administratën publike

Partia Demokratike e Kosovës ka politizuar edhe më administratën publike, nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme të saj.

Në struktura partiake ka futur drejtorë departamentesh e deri në drejtorë shkollash.

Muhamet Latfi është njëri nga ta. Duke qenë këshilltar politik i Arsimit Bajramit sa ishte ministër, nga mesi i 2010-s ai ishte bërë drejtor në Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.

Është drejtor edhe tani, ndonëse javë më parë është zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Podujevë, shkruan "Koha Ditore".

Ndonëse përbën shkelje ligji, mbajtja e funksionit partiak dhe atj në administratë publike, Latifi nuk është sanksionuar nga dikush.

Interesimit të gazetës për masat eventuale ndaj tij nuk i janë përgjigjur as ministri Mair Yakçilar dhe as sekretari i përgjithshëm, Fitim Sadiku.

E vetë Latifi ka thënë se mund të marrë ndonjë vendim në të ardhmen, në kontekst të ikjes nga konflikti me ligjin. Ka thënë se “do ta rregullojë këtë punë”. Nuk ka treguar se kur.

Sikurse Latifi ka shumë të tjerë të cilët po shkelin ligjin me mbajtjen e dy posteve./IIndeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›