Xhandarmëria serbe e hoqi pllakën përkujtimore

( E plotësuar)
Pjestarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar vendosjen ilegale të përmendores në Preshevë, aksioni është kryer pa asnjë incident dhe pa përdorim të forcës, ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Daçiq, transmeton “Zëri”.
Kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme ka deklaruar se pas skadimit të afateve ligjore, me urdhër të ministrisë së drejtësisë, pjestarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar përmendoren ilegale të vendosur në Preshevë.
"Serbia ka treguar mjaft durim, mirëpo i ka dërguar edhe mesazh të qartë se ligji duhet të rrespektohet dhe askush nuk është më i fuqishëm se shteti" ka thënë Daçiq./Indeksonline/
....
Rreth 200 anëtarë të xhandarmërisë serbe mëngjesin e sotëm rreth orës 07:15 kanë larguar Lapidarin e ish- ushtarëve të UÇPMB-së, raporton Tanjug.
Raportohet se rrugët e qytetit kanë qenë të bllokuara nga një numër shumë i madh i forcave speciale të policisë serbe ndërkohë që xhandarmeria thuhet të ketë marrè me vete përmendoren pas largimit nga qendra e Preshevës.
...
E përditshmja serbe “Blic” ka raportuar se në takimin e sapo përfunduar të dy organizatave të veteranëve të UÇPMB-së, me kërkesë të Prishtinës dhe Tiranës, është vendosur që të propozohet zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës në oborrin e xhamisë ose në atë të Pallatit të Kulturës.
Sipas “Blicit”, pritet që pas këtij takimi për këtë vendim të njoftohet Qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen disa ditë kohë për implementimin teknik të këtij vendimi.
Për nesër në ora 11 është caktuar të mbahet takimi i liderëve të gjashtë partive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në të cilin do të paraqitet ky vendim.
Ndërkaq, nesër pritet të takohen edhe një herë udhëheqësit e Luginës që të merret një vendim përfundimtar. /Indeksonline/