E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, PE seancë për raportin mbi Shqipërinë

Parlamenti Europian do të analizojë sot pasdite në një séance të veçantë diskutimesh ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Komisioni për të Drejtat Civile dhe Cështjet e Brendshme në PE ka marrë tashmë raportin e hartuar nga Komisioni Europian mbi detyrimet dhe përmbushjen e tyre prej qeverisë shqiptare.

Konsensusi dhe sugjerimet e anëtarëve të Parlamentit Europian do t’i hapin rrugën më pas procesit të heqjes së vizave për shqiptarët në zonën Shengen nga ana e Bashkimit Europian. Sipas këtij raporti kërkohet zbatimi me efikasitet i një sërë ligjesh dhe strategjive që aplikohen edhe në vendet e BE-së.

Raporti ka vënë në dukje mes të tjerash se një pjesë e mirë e kuadrit ligjor është miratuar vetëm në 3 mujorin e parë të këtij viti, ndërkohë që Udhërrëfyesi për heqjen e regjimit të vizave me vendet e hapësirës "Shengen" u dorëzua në 2008.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›