Ngërçi në sistemin e drejtësisë, Haxhia: Ska vakum ligjor. Vetëm përplasje interesash
Ne kushtet e debatit per zgjedhjen e anëtareve te Gjykates se Larte, kreu i Dhomes se Avokateve te Shqiperise, Maksim Haxhia, e konsideron kritike situaten ne hallken me te larte te dhenies se drejtesise dhe kerkon zgjidhje te menjehershme. Avokat Haxhia, nje nga juristet me te njohur ne vend, thote se per zgjedhjen e 6 anëtareve te rinj te Gjykates Kushtetuese, eshte me e lehte pasi vete kushtetuta parashikon se ata mund te vazhojne punen deri sa te zevendesohen.
“Problemi i Gjykatës së Lartë është emergjent. Në raport me çështjet që gjykohen në Gjykatën e Lartë dhe fluksin e madh që vjen nga gjithë republika në këtë gjykatë është urgjente që të bëhen zëvendësime në Gjykatën e Lartë. Problemi i Gjykatës Kushtetuese është i zgjidhur se e ka zgjidhur vetë Kushtetuta. Ky problem nuk krijon asnjë shqetësim në Gjykatën Kushtetuese sepse me mbarimin e mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, qoftë për efekt moshe ose për efekt se i mbaron mandati 9-vjeçar ata rrinë në detyrë deri në zëvendësim” tha Haxhia.
Ne nje interviste per Alsat, Haxhia thekson se nuk ka asnje vakum ligjor qe te pengojë mbledhjen e gjyqtareve per te zgjedhur anetaret e KLD. “Me kushtetutë është krijuar dhe është detyrim kushtetues për të krijuar Konferencën Gjyqësore. Kjo nuk do të thotë që vetë konferenca gjyqësore me iniciativën e saj duhet të prodhojë rregulla sjelljeje. Ky nuk është një ngërç. Ngërçi është tek dëshira, tek vullneti” tha Haxhia.
Pak kohe me pare kryetarja e Gjykates se Larte deshtoi ne perpjekjen e saj per te zevendesuar dy vendet vakante ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Ajo thirri Konferencen Gjyqesore Kombetare, por mbledhja u be e pamundur pasi ishin te pranishem me pak se gjysma e gjyqtareve.
Denada Shkodrani Azhornuar së fundi ( e martë , 27 prill 2010 ) < I mëparshmi