E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapja e kutive, Dade: Ok shqyrtimit të kërkesës nga Komisioni i Venecias

Socialistet nuk jane kunder shqyrtimit nga Komisioni i Venecias per ligjshmerine apo jo te hapjes se kutive dhe rinumerimit te votave. Sekretarja per marredheniet me jashte ne Partine Socialiste, Arta Dade thote se vete Keshilli i Europes mund te nxise Komisionin e Venecias te mbaje qe qendrim per hapjen e kutive. “Unë besoj se KE e mori vetë këtë angazhim për t’ju drejtuar Komisionit të Venecias për sa kohë dhe vetë Komisioni i Venecias është në suazën e KE dhe ne nuk jemi kundër që kjo gjë të bëhet” tha Dade.

Bojkoti i kuvendit nuk eshte i panegociueshem sipas zonjes Dade, qe le te hapur mundesine per te votuar emrat e kandidateve per ne Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte ne rast te nje zgjedhjeje te duhur te presidentit. “Kthimi i pjesshëm në parlament presupozonte që ne të linim hapur derën e kompromisit dhe të dialogut në funksion të transparencës së zgjedhjeve. Ne u kthyem në parlament edhe për të votuar rezolutën lidhur me liberalizimin e vizave. Në këtë linjë besohet se do të shikohet dhe bashkëpunimi me presidentin e republikës nëse do të jetë e nevojshme kontributi i PS lidhur me kompletimin e Gjykatës Kushtetuese” tha Dade.

Varianti i zgjidhjes se krizes politike ne vendin tone nga nje qendrim i Komisionit te Venecias eshte diskutuar edhe me pare nga palet por pa arritur ne nje pike te perbashket.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›