Elbasan, vetëvritet me armën e shërbimit ushtari
Mësohet se Eglantin Mehmeti ishte duke kryer shërbimin, kur ka qëlluar mbi vete me armën që mbante në dorë. Ushtari kishte dhe 2 muaj te tjere per te perfunduar sherbimin ushtarak, c’ka ben me te mistershme ngjarjen
ELBASAN - Një 21-vjeçar nga qyteti i Cërrikut i dha fund jetës teksa po kryente shërbimin në repartin ushtarak. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë u shënua rreth orës 22:15 në repartin e mbrojtjes civile në Krastë. Mësohet se Eglantin Mehmeti ishte duke kryer shërbimin, kur ka qëlluar mbi vete me armën që mbante në dorë. Krismat e armës kanë alarmuar ushtarët e drejtuesit e repartit, të cilët kanë shpejtuar të shkojnë në vendroje. Ata e kanë gjetur të riun të pajetë, të zhytur në një pellg të madh gjaku. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka kryer veprimet e para hetimore. Ende nuk është bërë e mundur zbardhja e motivit që çoi në vetëvrasje 21-vjeçarin. Per momentin ngjarja eshte mbuluar me mister ndersa burimet zyrtare nuk ka dhene detaje rreth vetevrasjes se te riut. 21-vjecari Mehmeti kishte dhe 2 muaj te tjere per te perfunduar sherbimin ushtarak, c’ka ben me te mistershme ngjarjen ndersa sipas deklaratave te policise menjehere pas ngjarjes, depresioni mund te kete qene arsyeja qe coi 21-vjecarin ti jape fund jetes ne menyre tragjike. Nderkaq per ngjarjen e rende eshte sinjalizuar komanda ushtarake dhe policia lokale.
(d.b/BalkanWeb)