Karaxhiç kërkon që SHBA, Suedia të pranojnë se i kanë ofruar imunitet
Ish-udhëheqësi serbëve të Bosnjes Radovan Karadaxhiç, po i bën thirrje
gjykatës së OKB-së për krime lufte që t'u kërkojë Shteteve të Bashkuara dhe
Suedisë që ta pranojnë se i kishin ofruar një marrëveshje për imunitet ndaj
ndjekjes penale.
Karaxhiçi depozitoi dje një mocion në gjykatën e Hagës që po e gjykon atë nën akuza për genocid. Ai thotë se të dhënat për këtë marrëveshje do të ishin kritike për çështjen e tij.
Karaxhiç pretendon se kishte bërë një marrëveshje me zyrtarin e lartë amerikan Riçard Hollbruk në vitin 1996, sipas së cilës ai kishte rënë dakord të zhdukej nga skena publike në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale për krime lufte.
Zoti Hollbruk ndihmoi në negociatat për t'i dhënë fund luftës së Bosnjës së bashku me Ministrin e Jashtëm suedez Karl Bildt. Ai e mohon pretendimin e Karaxhiçit.Policia e arrestoi Karaxhiçin korrikun e kaluar pas
13 vjetësh në arrati. //kk//