OSSH, fushatë sensibilizuese: Pyetësor për ankesat
OSSH do t’iu shpërndajë abonentëve familjarë dhe bizneseve një pyetësor, në të cilin do të vlerësohet puna e OSSH që nga cilësia e furnizimit e deri te faturimi. Në këtë mënyrë synohet të vendoset një kontakt direkt me konsumatorët.
TIRANE- Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë me konsumatorët, nëpërmjet një fushate sensibilizuese. Një pyetësor për çdo familje dhe biznes do të vlerësojë punën e OSSH-së në çdo aspekt që ka të bëjë me konsumatorin, duke nisur nga cilësa e furnizimit deri tek mënyra e faturimit.
“OSSH, së shpejti do të bëjë prezent bashkë me faturën e energjisë elektrike të muajve pasardhës edhe një pyetësorë i cili kërkohet të plotësohet nga abonentët me ato ankesa dhe vërejte apo informacione që kërkon të përcjelli abonenti në drejtim të kompanisë. Ky informacion është i rëndësishëm edhe për të vlerësuar punën e punonjësve dhe për të marrë masa dhe përmirësuar shërbimin ndaj klientëve”- u shpreh Ilirjan Shkëmbi, drejtor i Shitjeve në OSSH.
Por përvec pyetësorit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes lë të hapur për të gjithë konsumatorët mundësinë që për çdo shqetësim që ata kanë, të paraqesin ankesa me shkrim pranë drejtorive zonave.
“Të gjithë abonentët të cilët kanë ankesa lidhur me faturimine energjisë elektrike, lidhur me furnizimin me energji elektrike të ambjenteve të tyre apo dhe problemeve të tjera që kanë të bëjnë me Kompaninë dhe me punën e punonjësve të kompanisë, duhet të drejtohen me ankese fillimisht pranë grupeve operative. Çdo abonent pranë këtyre zyrave do të gjejë një formular ankesë, i cili do të plotësohet prej tij duke dhënë dhe detajet lidhur me problemin për të cilin ai ankimon”- theksoi Shkëmbi .
Rreth 9 mijë qytetarë kanë ankimuar çështje të ndryshme gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Por vetëm 10 për qind e tyre kane të bëjnë me probleme faturimi. Kjo do të thotë se në 1 milion konsumatorë vetëm 800 prej tyre janë ankuar për probleme të faturimit. (a.r/news24/balkanweb)