Minatorët: Procesi ndaj Xibrit,hakmarrje e Berishës
Nisja e procesit gjyqësor ndaj kreut te sindikatave Xibri është shoqëruar me protestat e minatorëve, të cilët e konsiderojnë këtë proces si politik. Minatorët e cilësojnë si hakmarrje të kryeministrit pas disa protestave.
TIRANE- Minatorët kanë protestuar përpara Gjykatës për nisjen e procesit gjyqësor ndaj kryetarit të sindikatës së tyre, Fiqiri Xibri. Duke e konsideruar këtë proces politik, ata janë shprehur se kryeministri Berisha po hakmerret, pas protestave që minatorët kanë zhvilluar për të kërkuar statusin.
“Ky është gjyqi më i pakuptimtë që është zhvilluar ndonjëher në Shqipëri, gjyqi kundër minatorëve. Ai nuk është një gjyq i adresuar kundër meje, ai është një gjyq që i kundërvihet sindikatës, i kundërvihet lirive themelore të organizimit të sindikatës”- u shpreh kreu i sindikatës së Minatorëve, Xibri.
Minatorët e cilësojnë këtë si një hakmarrje të kryeministrit pas disa protestave të vazhdueshme ku ata kërkojnë plotësimin e disa kërkesave ekonomike dhe statusin e minatorit. Gjithashtu minatorët shprehen se do t’i vazhdojnë protestat dhe se sindikata do të vazhdojnë aktivitetin, derisa kërkesat e tyre ekonomike të plotësohen. (a.r/news24/balkanweb)