E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vetëvritet ushtari 21 vjeçar, hetohen shkaqet

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur repartin e Krastës, së Elbasanit mensatën e së hënës, teksa një ushtar ka vrarë veten. Burime të policisë lokale pohuan se Eglantin Mehmeti, ushtar efektiv në repartin e Mbrojtjes Civile në Krastë të Elbasanit ka vrarë veten me automatik. Mësohet se Mehmeti, ushtar i këtij reparti, sapo kishte marrë shërbimin e rojës, kur pas pak minutash janë dëgjuar të shtëna automatiku. Pas pak minutash do të gjendej trupi pajetë i ushtarit 21- vjeçar nga lagja Nr. 3 e qytetit të Cërrikut. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forca të policisë, por nuk është bërë asgjë zyrtare, pasi grupit i hetimit nuk kishte konkluduar për shkaqet e kësaj vrasjeje. Burime të sigurta konfirmojnë se edhe pasi Mehmeti kishte dhënë frymë, celulari i tij vazhdonte të binte pa pushim, provë që specialistët hetimorë e kanë marrë të mirëfilltë. Asgjë nuk është bërë e ditur për mediat, pasi hetimi ka nisur rreth këtij detaji gjer tek arma automatike me të cilën Mehmeti kishte vrarë veten me disa plumba në gjoks. Sipas të njohurave të viktimës, mund të thuhet se shkaku i vetëvrasjes së ushtarit në fjalë mund të ketë qenë depresioni nervor. Të afërm tregojnë se Mehmeti kishte qenë në familjen e tij. Madje mësohet se të paktën dy herë, kishin qenë oficerët e repartit, që e kishin marrë në shtëpinë e tij, pasi kishte thyer kohën e lejes së dhënë. Edhe familjarët, mësohet nga persona të afërm me familje e tij, jo pak herë e kishin qortuar që të mos e thyente lejën, për faktin se edhe dy muaj i kishin mbetur. Supozohet se Mehmeti, 21- vjeçar ka qenë nën trysninë e dy palëve, oficerëve të repartit dhe familjarëve të tij për të respektuar dhe për të mos thyer kohën. Hetimet rreth kësaj çështjeje kanë nisur që natën e vrasjes, por ende asgjë nuk është bërë publike rreth shkaqeve të vërteta të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›