Shpirti i njeriut të sotëm dhe e drejta për të jetuar
Ndini R. BARDHI
Shpirti i njeriut, si një frymë e Zotit, në vetvete ka tufanet e veta; shakullima të tmerrshme ku qenia, jeta dhe vdekja përzihen në një kaos të pakuptueshëm. Boshësia na merr frymën. Jemi të shtypur në çdo çast të jetës së përditshme prej gjërave të cilat nuk i besojmë dhe nuk duam ti përjetojmë. Shpërthen befas ashtu kot dhe pa e menduar më parë nervozizmi dhe më tej hakërrima, sikur ta ka fajin dikush tjetër.
Gjithçka rreth teje errësohet. Bota duket zbrazëtirë. Ne, në këtë realitet të sotëm skamjesh e gjullurdish se ndiejmë më veten tonë. Vetëm ndiejmë se po marrim frymë dhe hera-herës mendojmë të papriturën, fundin.
Duam një shpresë, një gëzim, një mbushje të shpirtit të paqtuar. Çfarë mendon njeriu i sotëm me veten e tij? Vetëm etjen për të jetuar në dashuri. Dëshiron vetëm që shpirti i tij të ziejë nga të qeshurat e padjallëzuara të njeriut të vërtetë, të njeriut të thjeshtë popull, të takohet përsëri me njeriun që do, të shikojë përsëri të dashurën e dikurshme të zemrës, të kthehet në jetën shpirtërore dhe të vërtetë.
Si ai vështrim rrufe që lëshohet nga sytë e zemrës dhe që me një energji force sulet drejt shpirtit, ashtu edhe njeriu, i sfilitur nga deziluzionet, sulet drejt së vërtetës njerëzore. Njeriu i sotëm përjeton dramë. Ai po shqyen sytë se çpo ndodh me njeriun e mirë dhe, në të kundërt, me njeriun e keq kundër njeriut.
Njeriu në jetën e sotme nuk ecën normalisht, por vrapon si i shastisur. Sytë e tij janë ngulur në të panjohurën e errësirës që shtrihet përpara; një vështrim po aq të etur hedh edhe notari në sipërfaqen e ujit kur është duke kërkuar ujin e pastër në thellësi të detit. Sa i gëzueshëm do të ishte njeriu në ditën e sotme po të mbushte shpirtin me të mirat e kësaj jete. Në qoftë se një njeri i sotëm, sado i sfilitur nga një tallaz i furishëm shpirtëror, i mbërthyer prej fatkeqësish të papritura të jetës, pa ditur në rron akoma më shumë apo pret vdekjen, prapëseprapë është në gjendje të tregohet i dhembshur me jetën e tij dhe me ata që do, sepse në qenien e tij ka një zemër dhe një shpirt të madh. Kur zhytet gjithçka në greminë, del përsipër vetëm dhembshuria dhe dashuria njerëzore.
Sot në këtë realitet të dhimbshëm varfërie ka një shkallë frike dhe pasigurie dhe bëhet me vetëdije i llahtarshëm. Ka një ndrojtje për gjithçka, sepse nuk ndien për asgjë. Në këto çaste është gati të sakrifikojë edhe jetën e tij. Nuk i trembet syri të fyejë edhe veten, edhe të tjerët, qofshin ata të panjohur. Njeriu i sotëm, i boshatisur nga të gjitha anët, ulërin si i çmendur, duke u ndalur herë-herë për të marrë frymë, sepse i mungon oksigjeni i pastër, e më tej përsëri mbush ajrin me sokëllima dhe klithma të pareshtura, sikur po mësyn atë jetë tragjike. U thërret qindra herë të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë, ata në pushtet, në politikë, në shoqëri e kudo. Një thirrje e pakuptueshme për veten e vet, po që ai, sado i braktisur, mbijeton ende shpirtërisht dhe instinktivisht në këtë realitet varfërie e mjerimi.
Njeriu i sotëm, me shpirt të vrarë, qëndron diku, mbështet bërrylat te gjunjët, zë kokën me të dyja duart dhe bie në mendime, duke hedhur vështrimin mbi tokë. Çfarë shikon? Tokën? Jo. Po atëherë, çfarë shikon? Varfërinë. Jo varfërinë që e rrethon, por dramën që i ka pllakosur shpirtin e jetës së sotme. Gjithçka para syve të tij (të saj) është mbuluar me një zbrazëti ngjyrë varfërie të mjerimit të sotëm. Ai mendohet, ëndërron i hutuar, përpara realitetit të pamëshirshëm. I duket sikur dëgjon oshtimën e një shpirti që vuan, janë të qarat e njerëzve që vuajnë. Njeriu në fjalë, posa kishte shpëtuar nga ato të qara. Kishte shpëtuar pasi kishte ikur me vrap.
Në vazhdën e mendimeve torturuese që i lëvrijnë në kokë, njeriut të sotëm i kujtohen njerëz të ikur në emigracion, të ikur nga kjo botë, të cilët i sjellin dhimbjen shpirtërore, që quhet fatalitet. Ai ka të ngulitur në tru ato fjalë të njerëzve të dashur në çastin e ndarjes e që tashmë i ndezin në kujtesën e sotme, si të ishin (të jenë) me germa shpirti. Njeriu shqiptar e ndien se përmallshëm largësinë e tyre në dhé të huaj sa mungesa e tyre e djeg në tru, në shpirt, në gjithë qenien e tij, të cilat tani janë realitete të dhimbshme shpirtërore e njerëzore!
Në jetën e sotme të çdo shqiptari ka drama kur për të nuk mendon askush. E gjitha kjo e merr emrin dëshpërim. Shpirti në këtë kohë është plot me probleme që asnjëherë se lënë të qetë. Ja, sesi është katandisur!
Për njeriun e sotëm ka ardhur një kohë e re. Ajo e ka mbuluar me gjithfarë trazirash shpirtërore dhe ekonomike. Varfëria i ka zënë sytë, godet në tru si çekiç, ia ka veshur dhe e ka trullosur. E tërë kjo gjendje vazhdon të godasë shpirtin e tij. Dhe ja, bashkë me shpirtin e vrarë lëkundet jeta e tij (saj) si gjethet e vyshkura të vjeshtës, që nga çasti në çast, nga lëkundjet e erës do të bjerë në tokë. Të jesh zgjuar ose i gjallë në këtë realitet të përçudnuar, të duket sikur je në një ëndërr të llahtarshme dhe tejet i vetmuar.
Gjithçka shpirtërore është zhdukur. Gjithçka e bukur ka ikur. Gjithçka me vlerë ka humbur, sepse njeriu i sotëm mendon secili për vete. Dhe pas tyre një zbrazëtirë. Kaq dhe më shumë se kaq shohim përqark nesh. Sot njeriu është vetëm, sepse mendon për ekzistencën e vet. Vetmia shpirtërore dhe ajo fizike kanë një çmim: vdekjen e gjithanshme njerëzore. Vetmia ndaj të tjerëve është dëshpërim, i cili, në vetvete, si dramë sjell katastrofë shpirtërore dhe morale. Dëshpërimi pjell shumëzimin e mosqenies njeri, të cilit çdo njeri mbi këtë tokë nuk i shpëton dot. Ai llogarit gjithçka, edhe sekondat e jetës njerëzore. Qorton njeriun për krimet dhe për çastet e ndërgjegjes. Njeriu i sotëm kërkon të dijë me një pyetje se çfarë duhet pritur nga fati. Ai, me guxim arsyeton, peshon dhe vendos.
Njeriu, pas çdo gjëje në lëvizje, ndien shpirtin e tij dhe shikon drejt e në sy fatin dhe jetën e tij. Duke hedhur sytë përqark, në këtë realitet të dhimbshëm antinjerëzor, nxjerr një përfundim të tmerrshëm: Kur jemi në majë të pushtetit shikojmë veten. Kur biem në bazën e tokës, vështrojmë jetën e skamjes. Dhe themi me vete: Unë, dikur kam qenë atje.
Njeriu, kudo që të ketë qenë ose është edhe sot, përjeton vuajtje shpirtërore. Ai sjell ndër mënd gjithë rrethanat e ulje-ngritjes së tij në këtë jetë. Vetë bën analizën, pyetje dhe komente dhe po vetë përgjigjet për gjithçka. Vuajtjet shpirtërore, fizike, ekonomike etj. janë një vështrim i përditshëm dhe një pyetësor i dramës njerëzore jo vetëm në shoqërinë tonë shqiptare, por në të gjithë botën. Asnjë njeri nuk e pyet tjetrin aq imtësisht sa na pyet vetë ndërgjegjja jonë në këtë jetë. Sa brejtje ndërgjegje ka njeriu i sotëm, aq sa shpirti i tij vuan dëshpërimin e paparë! Ai kërkon ta dijë këtë, sepse shpirti duhet të jetë i hapur dhe i mirë për njerëzit e tjerë. Operacion i dhimbshëm dhe i domosdoshëm në këtë jetë njerëzore, mungesa e vlerave të shpirtit të sotëm njerëzor në realitetin shqiptar kanë shkaktuar drama të papara e të padëgjuara deri në krime monstruoze. Lind pyetja: Kjo mungesë, a është e varur prej tij (saj)? A vepron ai (ajo) me dashjen e vet? Jo. Aspak. Ai (ajo) e ndien veten, në këtë realitet të trazuar, rob i së keqes fantastike. Kush e ka ndalur dhe mbajtur ende? Varfëria shpirtërore dhe ekonomike e sotme.
Njeriu ka ngecur në ndërgjegjen e vet. Njeriu i sotëm ka në qenien e tij lirinë e pavlerë, shpirtin të vrarë dhe krahë të mbërthyer për punë e jetesë. Ai, dhe këtë e shikojmë përditë në realitetin e sotëm shoqëror, ka rënë në lakun e papunësisë, varfërisë, krimit, që do të thotë vrasje e shpirtit dhe e ekzistencës si njeri. Papunësia është tundim dhe më së qarti, aktualisht është bërë robëri dhe shfrytëzim i njeriut të varfër nga njeriu i pasur. Sidoqoftë, njeriu i sotëm shqiptar bën analizën e gjërave dhe ndërgjegjen asnjëherë se ka të qetë, sepse i është nënshtruar vetëm rrethanave të reja kapitaliste, guximit dhe iniciativave private, tregut dhe sistemit konkurrues të punës. Ai pranon me kënaqësi atë shans që i jep edhe fati. Dhe më tej, me shpresën e jetës së pafundme, mban shpirtin të ngrohtë dhe të gjallë, sik