E Diel, 1 Nëntor 2026

Hemoragjia cerebrale,Rastet në rritje, po preken edhe të rinjtë

Tiranë- Numri i pacientëve me ishemi dhe hemoragji cerebrale në Shqipëri është në rritje. Ky është konstatimi më i fundit i mjekëve neurologë dhe neurokirurgë, të cilët shprehen se këto dy sëmundje janë dhe shkaktarët më të shpeshtë të invaliditetit.

Mjekët u kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët konstatojnë shenjat e para të paraqiten pranë spitalit më të afërt pasi nëse ndërhyet në kohë mund të shpëtohet jeta dhe të shmanget paraliza.

“Pacientët dhe familjarët që ndeshen me këto sëmundje duhet të kërkojnë në mënyrë urgjente kryerjen e skanereve dhe rezonancave në sistemin publik të urgjencave që është në të gjithë Shquipërinë. Dhe menjëherë do të bëhën të transmetueshme në qendrën tonë këtu dhe nuk humbim kohë. Nëse do të jenë në diagnostikat e hershme brenda këtij sistemi, ne mundet që brenda një afati 3 deri në 6 orë të bëjmë heqjen e trombit, që është një miniteknikë mjaft eficente në të tilla raste”, tha- shefi i Pavionit të Neurologjisë në QSUT, Mentor Petrela.

Gjatë një takimi mes neurokirurgëve dhe neurologëve shqiptarë dhe atyre të huaj janë shkëmbyer eksperiencsa mbi trajtimin e aksidenteve cerebrale. Sipas tyre një tjetër fenomen shqetësues është fakti që po rritet numri i moshave të reja që preken nga kjo sëmundje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›