E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e flamurit, AK: Qeveria e Maqedonisë të distancohet

TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për djegien e flamurit shqiptar në Maqedoni.

Aleanca Kuq e Zi nëpërmjet një deklarate për mediat vlerëson se provokimet maqedonase po kalojnë cdo kufi duke theksuar se me incidentet ndëretnike të ditëve të fundit kundra shqiptarëve, “Maqedonia po i vë zjarrin vetes”.

Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje qeverisë së Maqedonisë të distancohet nga incidentet, ndërkohë që i bën apel Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian të ndalojnë ‘cmendurinë’ e maqedonasve kundra shqiptarëve sa nuk është vonë.

Organizata Kristiane e njohur si Hristianska Organizacija ka shfaqur një video, ku persona të maskuar lëshojnë thirrje raciste antishqiptare. Në videon e publikuar në internet shfaqen persona të maskuar, të cilët para se të djegin flamurin, me këngë liturgjike në sfond, kërcënojnë me jetë shqiptarët në Maqedoni duke kërkuar madje edhe bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›