E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni- Dy persona të maskuar djegin flamurin shqiptar

Një video e publikuar në Youtube tregon se dy shtetas maqedonas kanë djegur flamurin shqiptar.

Flamuri digjet nga dy persona të maskuar, të cilët i përkasin një oraganizate të quajtur Organizata Kristiane,dhe në fjalët e tyre kërkojnë zhdukjen e shqiptarëve myslimanë.

Pas tyre ndodhet një flamur i zi dhe me një kryq të bardhë në mes dhe personat bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre.

Videoja shoqërohet me titra në anglisht për të kuptuar mesazhin ndërkoë që të dy personat e kanë zërin të kamufluar.

“Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse o musliman juve u ka ardhur fundi dhe fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”- thuhet në video.

Kliti Topalli/ IDEA


Më poshtë po ju paraqesim videon e publikuar më 10 mars.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›