Mbërrin nesër trupi i 'Dëshmorit të Atdheut' Feti Vogli
TIRANË- Pritet të mbërrijë nesër në atdhe trupi i 31-vjecarit Feti Vogli, i cili u vra në fillim të kësaj jave në Kandahar. Komandant Volgi ishte pjesë e kontigjentit Eagle 4, në misionin paqëruajtës në Afganistan.
Burime nga Ministria e Mbrojtjes shprehen se nuk ka ende një orar të saktë të mbërritjes së tij në Rinas, ku është parashikuar dhe organizimi i një ceremonie të heshtur për nder të komandos shqiptare që ra pre e një atentati me armë në një fshat pranë Kandaharit.
Ngjarja u regjistrua në fshatin Robat 2, në Kandahar ku Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Vogli, janë sulmuar teksa ishin në mision patrullimi.
Ata kishin detyrë të patrullonin dhe siguronin jetën e “personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, të cilët po zhvillonin një takim për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura shpallen dje ‘Dëshmor te Atdheut’ kapiten Feti Voglin, ndërsa trupi i tij do prehet në varrezat Dëshmorët e Kombit.
Gjendja shëndetësore e komandos Aleksandër Peci, sot paraqitet e stabilizuar. Nëntetari Peci është transportuar dje në Dysledorf të Gjermanisë.
(el.me/news24/BalkamWeb) Lidhje te tjera Qeveria 1 min heshtje për Feti Voglin. Berisha: Detyrim të sigurojmë paqen në Afganistan CNN: Polici afgan qëlloi komandot shqiptarë pas një sherri Vrasja e komandos, Komisioni i Sigurisë seancë dëgjimore me Imamin Feti Vogli 'Dëshmor i Atdheut', gjendja e Pecit drejt përmirësimit