E Diel, 1 Nëntor 2026

Gazetarja Colvin që u vra në Siri, në 1999 raportonte nga Kukësi

PRISHTINE - Nga konflikti civil në Siri dje gjeti vdekjen gazetarja e njohur e Sunday Times, Marie Colvin dhe fotoreporteri i ri francez Remi Ochlik.
Për Colvin shkroi dje në mediat ndërkombëtare gazetari Mattheë Fisher, i cili kujtoi bashkëpunimin me Colvin. Një nga rastet e këtij bashkëpunimi është edhe viti 1999, ku ata të dy u takuan pikërisht në një hotel të Kukësit, ku Colvin raportonte për Sunday Times për mbërritjen e mijëra kosovarëve nga kufiri me Kosovën, të dëbuar nga Millosheviçi.

Pikërisht për punën e saj të bërë në atë kohë, qeveria e Kosovës, me anë të ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj i dërguan familjes së Colvin ngushëllimet e rastit. “Në emër të popullit dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, Ju lutem të pranoni ngushëllimet tona më të thella. Znj. Colvin me mjeshtëri dhe saktësi ka mbuluar ngjarjet në Kosovë dhe vende të tjera. Ajo do të mbahet mend edhe për trimërinë dhe dhembshurinë e saj për viktimat e luftës. Znj. Colvin asnjëherë nuk hezitoi të raportojë për mizoritë e bëra kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës. Raportet e saj ndriçuan të vërtetën dhe vuajtjet e civilëve të pafajshëm”, - thekson njoftimi për shtyp i ministrisë së Jashtme të Kosovës.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›