Elbasan, zbulohet rrjet prostitucioni, në pranga 4 persona
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 4 persona, pas zbulimit të një qendre të ushtrimit të prostitucionit. Hetimet mbi këtë rrjet prostitucioni kishin nisur prej disa javësh, vetëm sot u bë i mundur arrestimi në flagrance i 4 personave.
ELBASAN- Zbulohet një qendër prostitucioni në lagjen “Beqir Dardha” në qytetin e Elbasanit. Blutë e qytetit kanë mundur të venë në pranga mesditën e sotme 4 persona. Pas sigurimit të provave materiale mbi ushtrimin e prostitucionit në banesën e shtetasit Qemal Yzeirit, policia ka mundur të arrestojë 77-vjeçarin si dhe tre femra.
Ndër to, motrat Nevila e Anila Dedri përkatësisht 22 dhe 25 vjeçe, si dhe Fatmira Koçi 46 vjeçe, të cilat ndanin fitimet me 77-vjeçarin. Ata ushtronin prej disa muajsh aktivitetin e tyre kundrejt shumës prej 1000 lekësh nga ku 200 prej të cilave i merrte pronari i banesës, Yzeiri.
Hetimet nga policia mbi këtë rrjet prostitucioni kishin nisur prej disa javësh dhe vetëm ditën e sotme u bë i mundur dhe arrestimi në flagrance i 4 personave. (a.r/news24/balkanweb)