Partitë çojnë ankimimet në Kolegjin Zgjedhor
Pas përmbylljes së procesit të ankimimeve pranë KQZ-së, kanë mbërritur në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ankimimet e subjekteve zgjedhore. Seanca e parë e këtij kolegji do të mbahet të martën në orën 10.
TIRANE- Mbërrijnë në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ankimimet e subjekteve zgjedhore. Mësohet se Partia Demokratike ka bërë dy ankimime, që të dyja për qarkun e Fierit, ndërkohë që socialistët kanë ankimuar Fierin, Beratin dhe Shkodrën. Seanca e parë do të mbahet të martën paradite në orën 10. Në njërin prej ankimimeve të tyre, demokratët kërkojnë që KQZ të shpallë të pavlefshme zgjedhjet në tre Qendra Votimi të Fierit ku nuk u votua fare më 28 qershor.
Ankimimi tjetër i demokratëve kundërshton vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultatit të përgjithshëm për Fierin. Kërkesë të njëjtë ka bërë edhe partia e çamëve, për Demokraci dhe Integrim.
Partia Socialiste nga ana e saj ka depozituar edhe ajo një ankimim në kolegj, kundër përfshirjes së kutisë së Ruzhdies në rezultatin përfundimtar të Fierit, ku selia rozë priste një rezultat më të thellë. Socialistët kanë ankimuar ndërkaq Beratin edhe Shkodrën. Ndërkohë që për Durrësin është depozituar një kërkesë nga Partia Konservatore.
(a.r/news24/balkanweb)