Elbasan zbulohet vrasja ne 2006 pranga 37 vjecarit
ELBASAN - Operacioni i koduar I pandeshkuari ka mundur te zbardhe nje vrasje te ndodhur ne vitin 2006 dhe te arrestoje autorin e ketij krimi.
Per kater vjet vrasja misterioze e 52-vjecarit Behar Kusi ne deren e shtepise se tij u perfol gjate ne opinionin vendas. Por nga ana e policise nuk pati motive zyrtare dhe akuze konkrete. Vetem dje blute munden te identifikojne dhe vene ne pranga autorin.
Sipas policise se Elbasanit i akuzuari per kete ngjarje eshte 37-vjecari Gentian Vercani banor i qytetit te Elbasanit. Ai akuzohet per nje vrasje te bere ne oret e vona te 8 shtatorit te vitit 2006. Ne oren 2230 te dates 08.09.2006 eshte gjendur i vdekur si pasoje e perdorimit te mjeteve prerese thike ne hyrjen e pallatit ku banonte 52-vjecari Behar Kusi. Per shume kohe kjo ngjarje e rende mbeti pa autor. Por ne baze te aplikimit te metodave bashkekohore hetimore u arrit qe te rindertohet ngjarja dhe te identifikohet me prova autori i krimit - shtojne burimet zyrtare te policise.
Mbi bazen e provave te paraqitura nga policia dhe shpalljes se urdher-arrestit per 37-vjecarin Gentian Vercani u be shpallja ne kerkim e tij. Me 09.10.2010 ne mundem qe te saktesojme vendndodhjen e te kerkuarit dhe ne baze te nje operacioni te hartuar ne detaje beme arrestimin e tij. Arrestimi i 37-vjecarit Gentian Vercani u be ne nje nga bazat e tij nje banese ne periferi te qytetit te Elbasanit - konfirmojne drejtues te policise lokale. I ndaluari akuzohet per vepren penale te vrasjes. Vercani eshte derguar ne mjediset e paraburgimit ne Elbasan.
GSH/BalkanWeb