Haxhinasto Pakti me Greqine negociata sipas Kushtetutes
TIRANE- Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto konfirmon se Tirana dhe Athina zyrtare kane filluar negociatat per nenshkrimin e nje marreveshjeje te re per percaktimin e kufirit detar mes dy vendeve. Ne nje interviste te botuar sot ne Gazeta Shqiptare ministri i Jashtem deklaron se mes Greqise dhe Shqiperise ekziston vullneti i mire politik qe kjo ceshtje te zgjidhet ne frymen e fqinjesise se mire dhe bashkepunimit midis dy vende.
Ne jemi ne kontakt me palen greke dhe kemi shpjeguar se vendimi i Gjykates Kushtetuese e ben te domosdoshme gjetjen e nje zgjidhje tjeter per te cilen jemi te gatshem te kontribuojme perfshire edhe mundesine e rinegocimit te marreveshjes.- citon Gazeta Shqiptare zotin Haxhinasto.
Sipas tij te dy vendet jane ne fazen e analizave dhe eksplorimit te mundesive te ndryshme per arritjen e nje zgjidhje me mirekuptim e cila te respektoje aktet ligjore nderkombtare ku Shqiperia dhe Greqia jane pale si dhe kuadrin kushtetues te dy vendeve respektive.
Zoti Haxhinasto flet gjithashtu edhe per ceshtjen e zgjidhjes se kerkesave te komunitetit cam te cilat sipas tij jane plotesisht te mundura per tu realizuar. Shefi i diplomacise shqiptare komenton gjithashtu zhvillimet e brendshme politike ato ne rajon e vecanerisht ne Kosove si dhe per ceshtjen e liberalizimit te vizave dhe konferencen islamike.
Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare
s.g/Balkanweb