E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gerdeci Dosja e Ylli Pinarit ne Gjykaten e Larte

TIRANE- Gjykata e Larte pritet te shqyrtoje ne javen e ardhshme kerkesen e Ylli Pinarit ish-kreut te MEICOS i cili tenton lirimin per shkak te perfundimit te afateve te paraburgimit. I akuzuari si nje prej pergjegjesve per tragjedine e 15 marsit 2008 ne Gerdec ku nga shperthimi i nje fabrike demontimi humben jeten 26 persona e ka kerkuar shuarjen e mases se sigurise qe ne korrik te ketij viti me argumentin se afatet e paraburgimit te parashikuara nga ligji kane skaduar dhe masa e arrestit marre ndaj tij e ka humbur fuqine. Kerkesa e tij eshte rrezuar me pare nga gjykata me te uleta dhe eshte tashme ne duart e gjykates supreme per te vendosur per lirimin ose jo te tij. ne te njejtat pozita si dhe Pinari ndodhet dhe Mihal Delijorgji administratori i Albademil dhe ky i pandehur per tragjedine e Gerdecit. Gjyqi gerdeci ndodhet ne fazen e administrimit te materialeve shklresore nga prokuroria dhe brenda ketij viti pritet qe gjykata te dale me nje vendim per 29 te pandehurit.
s.g/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›