Ndeshja me Bjellorusine kartonat lenejashte Bogdanin ne dyshim Cana
TIRANE- Barazimi 1-1 me Bosnje-Hercegovinen ka ngritur ne maksimum moralin e futbollisteve shqiptare por demtimi i pesuar nga Lorik Cana dhe kartoni i verdhe i marre nga Erjon Bogdani kane prishur planet e trajnerit Xhemal Mustedanagic. Sulmuesi i Cezenes ne Itali do te mungoje per ndeshjen e se martes ne Minsk gje qe do te thote se Shqiperia nuk do te kete nje lider te vertete ne sulm.
Bogdani mori nje karton te verdhe ne minutat e para per nje nderhyrje ndaj dhendrrit te Mustedanagic Mensur Mujxha cka i ka kushtuar skualifikimin per takimin e 12 tetorit. Ai pati nje karton te verdhe qe nga ndeshja me Luksemburgun keshtu qe kartoni i dhene nga islandezi Jakobson ka qene fatal per te. Nderkohe Lorik Cana luajti pothuajse gjate gjithe pjeses se dyte me gjurin te fashuar dhe gati-gati dukej sikur calonte ne fushe.
Vetem deshira per te ndihmuar ekipin bene qe ai te rikthehej serish dhe te vazhdonte per minutat e mbetura takimin. Por gjuri i tij duket se nuk do te mbaje dot deri per ndeshjen e se martes ne Minsk ndersa gjithcka do te vendoset te dielen. Me mungesen e Canes mbrojtja kuqezi eshte ne gjendje alarmi duke qene se vetem dy jave me pare u demtua Debatik Curri.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb