E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zjarr në banesë, asnjë i lënduar

Një shtëpi  në fshatin Hajdaran të Elbasanit është përfshirë nga flakët pak minuta më parë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen të lënduar.

Sipas burimeve të cilat ndodhen në vendin e ngjarjes, informojnë se në momentin e shpërthimit të zjarrit, ka qënë një vajzë e sëmurë  në banesë, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Sapo janë sinjalizuar për zjarrin, kanë qënë forcat e zjarrëfikësve të cilët kanë luftuar kundër zjarrit duke arritur ta lokalizojnë.

Sipas policisë, akoma nuk dihen faktorët e  rënies së zjarrit në ketë objekt banimi, ndërsa kanë mbetur të pastrehë katër anëtarët e familjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›