E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Axhendë e Qeverisë, integrimi në BE dhe NATO

Integrimi në Bashkimin Europian dhe në NATO është axhendë e Qeverisë. Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë një takimi të mbajtur me ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Pascal Gregoire.

Ndër të tjera, Thaçi nënvizoi si të domosdoshëm forcimin  e bashkëpunimit mes dy vendeve, në të gjitha fushat.

Në këtë drejtim, i gjithë përkushtimi ynë institucional është i fokusuar në përmbushjen e plotë të standarteve dhe kritereve të integrimit, tha më tej Thaçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›