Anglezi me malarie, largohet nga spitali
Pacienti me malarie eshte larguar gjate dites se djeshme nga spitali infektiv ne kryeqytet. Mjekja infeksioniste, Najada Como, e cila ka ndjekur pacientin, ka deklaruar se ai ka shfaqur shenja permiresimi, ndaj dhe bluzat e bardha kane vendosur qe te lere pavijonin dhe dhomen e izolimit. Pacienti me origjine angleze, eshte shtruar ne spital me simptoma te kesaj semundjeje pak dite me pare. Nisur nga te dhenat klinike, personi eshte mbajtur nen vezhgim te rrepte mjekesor, nderkohe qe ISHP ende nuk ka publikuar rezultatin e analizave, pasi pritet nje konfirmim nga laboratori i references Itali. Rasti i dyshuar per malarie, ka qene i importuar nga jashte, pasi pacienti ka qene misionar ne Afrike, ndersa ai vete ka deklaruar se ethet e semundjes i ka kaluar edhe dy here te tjera. Autoritetet e Shendetit Publik, kane deklaruar se ne keto vite nuk kane munguar raste sporadike te shfaqjes se malaries ne Shqiperi, por ato kane qene te importuara dhe duke qene se ne Shqiperi, mungon mushkonja e cila e perhap infeksionin, rastet perbejne shume pak rrezik per shperthim epidemiologjik.