E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruje, qellon mbi qente, plagos mekanikun

Durres- Nje gjimnazist dhe nje mekanik mbeten te plagosur ne rrethana aksidentale ne Durres dhe ne Kruje mbremjen e se martes. Policia nisi hetimet per dy te dyshuarit duke kryer shoqerimin e tyre. Ngjarja e pare ka ndodhur ne Kruje,

kur Muharrem Gashi, 69 vjec, banues ne fshatin Hasan, ne oborrin e baneses se vet ka qelluar me arme gjahu te cilen e mbante me leje ndaj disa qenve qe ishin ne kopshtin e tij. Por nga pakujdesia eshte plagosur Elton Mera, 26-vjec, i cili ishte duke punuar ne servisin e tij. Pas ndihmes mjekesore te marre, mi plagosuri ndodhet ne banesen e tij jashte rrezikut per jeten. Nga ana e policise u sekuestrua arma e gjahut me nr. 905203 dhe dy gezhoja me mbishkrimin "M 92 S". Gashi eshte ndaluar per vepren penale te "plagosjes se rende nga pakujdesia". Ngjarja e dyte ka ndodhur pak ore me pas ne Durres, ku protagonist jane bere dy shoke klase te vitit te dyte te shkolles se mesme. I mituri P. Xh., 17 vjec, eshte qelluar aksidentalisht duke luajtur nga bashkemoshatari i tij A. K. Goditja eshte bere me thike, kurse i demtuari eshte derguar menjehere per ne urgjencen e spitalit te Durresit, ku gjendet jashte rrezikut per jeten. Policia shoqeroi te miturin e dyshuar per vepren penale te "plagosjes se lehte".

E. Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›