Incidenti ne kishen e Lacit, "priten" kokat e prokuroreve
Kurbin- "Termet" ne Prokurorine e Kurbinit. Pak jave pas kontrollit te ushtruar nga Inspektoriati i Larte i Drejtesise. Vjen edhe "prerja" e dy kokave te organit te akuzes ne kete rreth. Prej dy ditesh prokuroret Tom Deda dhe Bardhyl Shehu jane pezulluar nga detyra per shkak se ne dosjet qe ata kane hetuar jane gjetur mangesi procedurale te theksuara. Burime nga ky organ konfirmuan lajmin per gazeten "Koha Jone" dhe bene me dije se vendimi eshte marre nga Prokuroria e Pergjithshme.
Urdhri ka ardhur ne Prokurorine e Kurbinit dhe mesohet se u eshte komunikuar dy perfaqesuesve te akuzes, Deda dhe Shehu. Keta te fundit nuk e kane pritur mire pezullimin duke lene te kuptohet se do te ndermarrin hapa te tjere ligjore per zgjidhjen e ceshtjes. Nje prej shkaqeve qe mendohet se i ka kushtuar prokuroreve eshte edhe skandali ne Kishen e Lacit, Shen Ndou, kur dy vellezer, te aferm te kryebashkiakut Luigj Isufi, sulmuan priftin e kishes, Mikel Pellumbaj. Kryesia e kishes u ankua deri ne Vatikan dhe me tej te Presidenti i republikes. Kaq eshte dashur qe ne Lac pas lirimit te dy vellezerve nga qelia te mberrinte nje grup inspektoresh qe kane verifikuar dosjen hetimore dhe arsyet perse ishte kerkuar lirimi i te dyshuarve.
Burime nga prokuroria thane se "Tom Deda dhe Bardhyl Shehu prej dy ditesh jane pezulluar nga detyra e prokurorit ne Kurbin, me urdher te Prokurorise se Pergjithshme". Por ka pasur edhe raste te tjera te cilesuara si shkelje gjate hetimeve te kryera ne dosje dhe qe u kane kushtuar shtrenjte. Asnje nga prokuroret nuk eshte pare ne ambientet e institucionit dje ne Kurbin, nderkohe qe shkresa zyrtare per pezullimin e tyre nga puna ka mberritur prej dy ditesh. Mesohet se pikerisht Tom Deda eshte edhe prokurori i cili ka hetuar dosjen per sulmin ndaj kishes se Shen Ndout per motive pronesie dhe qe u liruan 48 ore pas arrestimit nga policia. Skandali dhe akuzat e priftit u bene shkak per nje sere kontrollesh e verifikimesh ne Prokurorine e Kurbinit. Te pezulluarit mesohet se e kane kundershtuar nje fakt te tille, duke u drejtuar ne menyre institucionale per zgjidhjen e ceshtjes, duke mos pranuar shkeljet ne dosje.
Incidenti ne kishen e Lacit ne shkurt
Incidenti ndodhi ne javen e trete te muajit shkurt ne kishen e Shen Ndout ne Lac. Vellezerit Ylli e Astrit Vlashi u arrestuan nga policia menjehere pas denoncimit te priftit Mikel Pellumbaj per kercenim, kanosje, prishje te meshes nga ana e dy te rinjve per shkak te nje trualli ku ndertonin lokalin e tyre prane kishes. Te dyshuarit jane edhe niperit e kryebashkiakut te Lacit, Luigj Isufi, i cili u distancua nga ngjarja. Por pas arrestimit prokuroria dhe gjykata liruan dy vellezerit per mungese provash.
2 Prokurore Jane pezulluar nga Prokuroria e Pergjithshme pas propozimit te Inspektoriatit te Drejtesise si pasoje e raportit per kontrollin ne Prokurorine e Kurbinit. Nje prej ceshtjeve ka qene edhe incidenti ne kishen e Lacit.
2 Vellezer U akuzuan per kercenimin ndaj priftit Mikel Pellumbaj ne muajin shkurt te ketij viti gjate meshes. Policia i arrestoi, por prokuroria dhe gjykata i liruan dy vellezerit Vlashi, te aferm te kryebashkiakut te Lacit, per mungese provash.