Kastrioti, Djala akuzon SkënderbeunPresidenti i Kastriotit, Artan Djala, deklaroi “Panorama Sport” se dy lojtarë të Skënderbeut kanë telefonuar me persona te klubit te tij dhe kanë kërkuar para për t’i lënë ndeshjen Kastriotit

Rrjetet sociale:
Presidenti i Kastriotit, Artan Djala, deklaroi për gazetën e përditshme sportive “Panorama Sport”, se “dy lojtarë të Skënderbeut kanë telefonuar dhe kanë kërkuar para për t’i lënë ndeshjen Kastriotit”. “Nuk më kanë kontaktuar mua drejtpërdrejt, - citohet Djala nga “Panorama Sport”, - por me persona të tjerë të klubit, të cilët më kanë bërë të ditur se korçarët kërkojnë një shumë prej 400.000 lekësh të rinj që të linin ndeshjen. Për të qenë i sinqertë, kam telefonuar lojtarë të tjerë të Skënderbeut, Dokun dhe Likën, të cilët më kanë konfirmuar se jo vetëm që nuk kanë probleme ekonomike, por dhe rrogat i kanë marrë në rregull. Në këto kushte, nuk kam rënë pre e provokimeve, duke pretenduar se do të luhet futboll i pastër”.
Kastrioti 2-1 me Skënderbeun në javën e 7-të të Kategorisë së Superiore. Florian Braho (39’) dhe Klevis Rroshi (80’, me penallti) shënuan për Kastriotin. Krotati Milain Guerrib realizoi për Skënderbeun në të 78’. Korçarët protestuan gjatë për dhënien e penalltisë nga gjyqtari Kredens Meta. Kastrioti mbeti pa trajner për më shumë se 60 minuta për shkak të largimit me karton të kuq të Ramazan Ndreut.
Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, u pezullua 10 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit, pas incidenteve të shefit të klubit krutan me futbollistin kroat të Skënderbeut. Ndreu duhet te paguajë në arkën e FSHF-së edhe një gjobë prej 50 mijë lekësh.
Numri i klikimeve - 450
E Enjte, 22 Tetor 2009