Elbasani, PS-PD ndajnë nga 7 mandate
Sipas rezultateve të KQZ-së, në votimet e 28 qershorit në Qarkun e Elbasanit dy koalicionet e mëdha “Aleanca e Ndryshimit” dhe “Bashkimi për Ndryshim”, i ndanë në mënyrë të barabartë 14 mandatet e këtij qarku.
TIRANE- KQZ miratoi pasditen e djeshme me shumicë votash (4 pro dhe 2 kundër) tabelat përfundimtare të rezultateve zgjedhore të Qarkut të Elbasanit. Sipas rezultateve të KQZ-së, në votimet e 28 qershorit në Qarkun e Elbasanit dy koalicionet e mëdha “Aleanca e Ndryshimit” dhe “Bashkimi për Ndryshim”, i ndanë në mënyrë të barabartë 14 mandatet e këtij qarku, nga 7 për secilin.
Gjatë kësaj mbledhjeje kryetari i KQZ-së, Arben Ristani i kërkoi nënkryetares së këtij komisioni, Dëshira Subashi, që “të ndërpresë provokimet dhe të bëhet pjesë e punës së KQZ-së”, për shkak se kjo e fundit kundërshtoi shqyrtimin e projektit të shpërndarjes së mandateve për Qarkun e Korçës dhe të Kukësit, pas miratimit më parë nga KQZ-ja të tabelës së rezultateve zgjedhore për këto qarqe.
KQZ ka miratuar tabelat përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit për 11 qarqe nga 12, respektivisht për qarqet e Tiranës, Elbasanit, Vlorës, Dibrës, Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit, Beratit, Shkodrës dhe Fierit.
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani ka bërë të ditur gjatë një interviste televizive dhënë dy ditë më parë, se rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit do të shpallet zyrtarisht, në rastin më të mirë brenda dhjetë ditëve të ardhshme dhe në rastin më të keq, në fillim të muajit gusht.
(s.g/BalkanWeb)