Tiranë, vetvritet gardiani i burgut të Shën Kollit

Një polic i burgut të Shën Kollit në qytetin e Lezhës ka vrarë veten pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur afër burgut 313 në rrugën "Jordan Misja" në kryeqytet ku gardiani Guxim Ngjeci 35 vjeç është vetvrarë me armën e shërbimit. Mësohet se shkak i vetvrasjes të jenë bërë problemet familjare. Mësohet se gardiani ka lënë një letër ku theksonte motivet e vetflijimit duke thesuar se i vinte keq për të birin.