Itali, goditet banda shqiptare e drogës

Policia italiane ka goditur një bandë shqiptarësh që merreshin me trafikimin e kokainës. Sipas mediave italiane janë arrestuar 18 persona kanë përfunduar në burg dhe 5 janë nën arrest shtëpiak. Kështu janë arrestuar shqiptarët Petrit Lekndreaj 34 vjeç,Flamur Lekndreaj 28 vjeç, Ilir Lekndreaj 29 vjeç, Frederik Lekndreaj 21 vjeç, Kujtim Lekndreaj 20 vjeç,Florian Pranvera 29 vjeç,Artur Kocecu 27 vjeç, Gering Kasa 25 vjeç, Aleksandër Dukati 25 vjeç,Astrit Pjetra 26 vjeç, Milan Sokol Gjoli 32 vjeç,, Altin Brahja 27 vjeç, Besim Malaj 36 vjeç, Bardh Merrni 29 vjeç, të gjitha me origjinë shqiptare dhe Matteo Salvatore 25 vjeç,e Morgex, Salvatore Di Stefano 38 vjeç, dhe Nova Milanes Szczepan Racona Marek 26 vjeç,me origjinë polake. Ky operacion i suksesshëm i ndërmarrë nga policia italiane ka përfshirë të gjithë Italinë veriore dhe qëndrore. Sipas hetuesve italianë droga transportohej kryesisht në tregjet rajonale ndërkohë që shitej edhe nëpër lokale në qytete të ndryshme të Italisë.