ISHP: Virusi AH1N1 do të mbërrijë më shpejt në Shqipëri
Tre marinsa të huaj të shtruar në spitalin e Durrësit dhe dy shtetas nga Kukësi që kishin udhëtuar me personin e prekur nga gripi i derrit në Malin e Zi u identifikuan javën e shkuar si të dyshuara për gripin e derrit në vendin tonë.
TIRANE- Rreziku i gripit të derrit shtohet edhe më. Ndërkohë vetë drejtori i ISHP-së, Alban Ylli, e pranon këtë gjë dhe thotë se herët e vonë edhe ne do të prekemi nga ky virus. Tre marinsa të huaj të shtruar në spitalin e Durrësit dhe dyshtetas nga Kukësi që kishin udhëtuar me personin e prekur nga gripi i derrit në Malin e Zi u identifikuan javën e shkuar si të dyshuara për gripin e derrit në vendin tonë. Por pas rezultateve përfundimtare ata janë përjashtuar si të tillë.
Mediat greke duke iu referuar ministrise greke e Shëndetësisë informuan se një grua 36 vjeçare dhe një djalë 17 vjeçar nga Shqipëria rezultojnë të prekur nga virusi, ndërkohë që një tjetër shqiptar i prekur nga gripi i derrave është shëruar plotësisht.
Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Alban ylli deklaron se ardhja e virusit AH1N1 mund të jetë më e shpejtë sa ç'është parashikuar. "Rastet e infektimit fare pranë kufijve tanë dhe në vende ku ne kemi shumë emigrantë, të cilët do të vijnë gjatë verës tek të afërmit e tyre, do të thotë se herët e vonë edhe ne do të prekimi nga virusi i gripit të derrit AH1N1, por duket se kjo do të ndodhë me shpejt nga parashikimet tona", - ka shpjeguar drejtori i ISHP-së, Alban Ylli.
Sipas tij deri më sot, virusi i gripit të derrit që ka prekur Evropën nuk ka shënuar forma të rënda. Por, vdekshmëria mund të rrezikojë ata persona, të cilët përveç se të prekur nga virusi mund të kenë imunitet të ulët ose të vuajnë nga sëmundje të renda kronike. Alarmi për një ardhje më të shpejtë se parashikimet të gripit të derrit në vendin tonë i ka detyruar instituticionet e larta shëndetësore të hartojnë planin e masave për të përballuar një situatë epidemie.
Në strategjinë e menaxhimit të krizës përcaktohen qartë hapat sipas katër niveleve të rriskut që paraqet ky virus. Niveli i parë ëhstë niveli i vetëdijes në të cilin duhet identifikuar e parandaluar përhapja e mëtejshme e virusit. Më pas vijon hapi i dytë, menaxhimi i shqetësimit social ku theksohet identifikimi i grup popullatës së prekur, niveli i tretë përcakton shkallëzimin e epidemisë ku thelbësore janë standardet e shërbimit, forcimin e kapaciteteve laboratorike etj. Niveli i katërt është faza pandemike ku theksohet sigurimi i kapaciteve maksimale në spitale për të qenë të afta të përballojnë pandeminë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)