E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani-Vllaznia, koka e Deliut në mes

Albania Sport (AS)- Elbasani, kampioni në fuqi, është përpara një prove shumë të vështirë me Vllazninë, kur të dy ekipet do të përballen të shtunën në "Ruzhdi Bizhuta", por i kësaj përmase është dhe sfida e trajnerit të shkodranëve, Mirel Josa. Një takim që bëhët edhe më intrigues kur përballë do të jenë dy vellezrit Dalili: mesfushori Endri Dalipi i Elbasanit dhe sulmuesi Klevis Dalipit të Vllaznisë. Dueli Elbasani-Vllaznia, ka brenda tij disa sfida tërheqese sic janë ato midis Skerdi Bejzades, golashënuesi më i mirë i Elbasanit sezonin e kaluar, që sot mbron ngjyrat e Vllaznisë dhe shkodranit Albert Kaci, që është në sezonin e dytë me Elbasanin. Dy ekipet vinë në përballjen e tyre më një avantazh të lehtë pikësh dhe pozicionesh që flasin për vendasit: Elbasani në vend të tretë, me 26 pikë; Vllaznia në të pestin me 23 pikë. Statistika e fundit midis dy ekipeve flet tërësisht për Vllazninë, që drejtohej asokohe nga trajneri gjerman Ulrih Shulse: 2-0 për Vllazninë në javën e 5-të, me gola të Uliks Kotrrit në pjesën e parë dhe Suad Lici në limitin e ndeshjes. Elbasani është i pamposhtur në shtëpi gjatë këtij sezoni, kur në shtatë ndeshje ka arritur gjashtë fitore dhe një barazim. Vllaznia në ndeshjet jashtë, thuajse është e pasukseshme: 1 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Në javën paraardhëse, Vllaznia fitoi 2-1 me Shkumbinin në shtëpi, ndërsa Elbasani u mposht në Krujë me rezultatin 1-0. Një humbje në shtëpi për Elbasanin mund të përktheehej edhe një dorëheqje e Luan Deliut.

Shifrat
3
Elbasani renditet në vendin e tretë me 26 pikë në 15 ndeshje: 8 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.
5
Vllaznia renditet në vendin e pestë me 23 pikë në 15 ndeshje: 6 fitore, 5 barazime dhe 4 humbje.

Kategoria Superiore
Java 16
E shtunë, 16 dhjetor:
Elbasani – Vllaznia
B.Pashaj, F.Elezi, E.Doda
Shkumbini – Dinamo
T.Latifi, G.Qirici, A.Lamce
E dielë, 17 dhjetor:
Flamurtari – Kastrioti
A Janku, D.Rexha, A.Guce
Tirana – Partizani
S.Cekaj, D.Koreshi, A.Pregja
Besa – Apolonia
Sh.Guce, A.Molla, E.Bicaku
Luftëtari - Teuta
M.Metohia, A.Lamce, F.Lamaj
Lojtarët e pezulluar për këtë javë
Elbasani – Armand Memetaj (1k), Elvis Sina (2v 1k)
Besa – Bikoula Nana (2v 1k)
Flamurtari – Nikolou Richard (1k), Artan Sakaj (3v)
Tirana – Alichenu Abraham (1k)
Dinamo – Papa Diop (6v) i dënuar edhe për javën e 16.
Kastrioti – January Ziambo (3v)
Vllaznia – Nikolla Vukcetic (6v) 2 ndeshje pezullim, Franc Ahi (6v) 2 ndeshje pezullim
Partizani – S'ka
Luftëtari – S'ka
Shkumbini – S'ka
Apolonia – Zheraldinjo Da Carmo (6v) 2 ndeshje pezullim
Teuta - S'ka

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›