Korçë, nis me vonesë Superkupa, kaos në fushë

Superkupa e Shqipërisë kthehet në një arenë të vertetë gladiatorësh, tifozë të irrituar të cilët me vizë shengen dhe të pashqetësuar nga forcat e rendit, depërtojnë në fushen e lojës, duke sulmuar lojtarët e Tiranës. Superkupa e Shqipërisë shndërrohet në një evenimet për librin Gines, duke filluar pas 60 minutash suspancë dhe negocimesh te vazhdueshme sikurse të ishte një grabitje e zhvilluar në Hollivud e jo në një fushe futbolli.
Në stadiumin Skënderbeu, i perzgjedhur me short, supersfida e parë e futbollit shqiptar nuk nisi me këmbën e duhur, për shkak të mos pozicionimit të tifozave ultras fantiks ne vendin e duhur. Incidentet e ndodhur ne ambjentet e jashtme te stadiumit penguan pjesëmarjen e tifozave të Tiranës ne ambjentet e prenotuara, pasi policia lokale nuk siguronte mbarëvajtjen e takimit.
Presidenti Halili, presidenti Zeqo dhe çdo funksionar i mundshëm i FSHF, u përpoqën per 60 minuta te bindin tiforitë perkatese se kjo sfidë duhet te zhvillohet me cdo kusht. Pas nje rrokade të tifozerisë dhe pas shume lutjesh, cdo gje dukej se do te fillonte ne kushte normale. Lojtarët e arbitrat shkojnë ne dhomat e zhveshjes dhe rikthehen në fushe me në fund pas 1 ore vonese. Superkupa e Shqiperisë nisi te zhvillohej, por pas vetem 10 minutash, situata denegron ne dhune.
Tifozat të irritur nga kjo vonesë kalojnë gardhet rrethues duke sulmuar lojtaret në fushen e lojës me sende te forta, një situatë me shume se e nder e cila solli serisht ndërprerjen e ndeshjes. Edhe nje here presidenti Halili dhe presidenti Zeqo qetësojne tifozat dhe rikthejnë lojtaret ne fushen e lojes, per ti dhënë fund karnavales të quajtuar “Superkupë e Shqiperisë”.