E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona nuk e denoncon Mourinhon

Fituesi i Superkupës, Barcelona ka vendosur të mos e denoncojë trajnerin e Real Madridit, Jose Mourinho, për xhestet agresive në ndeshjen e mbrëmshme. Klubi katalanas ka njoftuar se nuk dëshiron që të tensionojë edhe më shumë situatën, dhe do t`ua lë autoriteteve që në bazë të pamjeve të vendosin vetë se çfarë do të bëjnë.

Barca synon ta shmang luftën e deklaratave që mund të degradoj siç ndodhi edhe vitin e kaluar në ndeshjet mes këtyre dy ekipeve për Ligën e Kampionëve. Trajneri Pep Guardiola kishte thënë mbrëmë, se nëse nuk ndalen këto gjëra, një ditë diçka e madhe do të ndodhë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›