Reeker: Serbia dhe Kosova ti zgjidhin problemet me dialog
BEOGRAD- Ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Dragan Sutanovac, dhe zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të shtetit, Philip Reeker kanë vlerësuar se vijimi i dialogut Beograd – Prishtinë është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet palëve dhe bashkëjetesës paqësore në veri të Kosovës.
Agjencia e lajmeve Radio Europa e Lirë bën me dije se zyrtari i lartë amerikan theksoi se dialogu konstruktiv do të ndihmojë në kapërcimin e problemeve administrativo-teknike, të cilat e kanë sjellë krijimin e krizës në Kosovë.
Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Reeker është takuar edhe me zëvendës kryeministrin Bozidar Djelic, dhe ministrin e brendshëm, Ivica Dacic.
(e.m/BalkanWeb)